Bota
Dhuratë speciale për liderët e NATO-s, Turqia i surprizon me stilolapsa të personalizuar
Një dhuratë simbolike dhe e personalizuar u është ofruar liderëve të shteteve të NATO-s gjatë takimit të zhvilluar në Turqi.
Presidenca turke përgatiti posaçërisht për krerët e shteteve dhe qeverive një kujtim të veçantë, ku secili prej tyre mori një stilolaps me emrin e vet të gdhendur me shkronja të arta.
Sipas mediave turke, dhuratat u përgatitën me një kujdes të veçantë, duke kombinuar një dizajn elegant me një element personal për secilin lider. Stilolapsat u konsideruan jo vetëm si një objekt përkujtimor, por edhe si një simbol i takimit dhe bashkëpunimit mes vendeve anëtare të aleancës.
Pamjet e dhuratave të shpërndara në rrjetet sociale kanë tërhequr vëmendje dhe kanë marrë reagime pozitive, veçanërisht për mënyrën e personalizimit të tyre.
Ky gjest nga Presidenca turke u pa si një mënyrë simbolike për të shënuar pjesëmarrjen e liderëve të NATO-s në samitin e zhvilluar në Turqi dhe për të lënë një kujtim të veçantë nga ky takim ndërkombëtar.