Kosova
Dialog pa gjakderdhje/ Sherifi: Mbinjëriu Albin Kurti dëmtoi Kosovën
Bilal Sherifi i Nismës Socialdemokrate në Kosovë ka kritikuar kryeministrin Kurti për qasjen në dialog, duke thënë se ai po mashtron opinionin se nuk do ta themelojë Asociacionin.
Sipas tij, fatmirësisht këto aventura të Albin Kurtit nuk përfunduan me gjakderdhje, por beson se ato janë në dëm të Kosovës.
“Kurti ka injoruar dhe besuar, ka menduar se ai mund të ecë vetë, pa bashkësinë ndërkombëtare, duke e kujtuar veten se është mbinjeri” – u shpreh Sherifi
Sipas tij, Kurti duke mos pasur gatishmëri të dëgjojë këshillat e aleatëve, sidomos të Shteteve të Bashkuara, nxiti dyshime te aleatët se a mund t’i besohet Qeverive të Kosovës të tashme dhe të shkuara.