Aktualitet
Digjen 3 makina të parkuara në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në kryeqytet ku mësohet se 3 makina pranë postës në rrugën “Çamëria” janë djegur.
Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Mësohet se flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në automjetet e përfshira, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Deri më tani akoma nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.
Pritet të dalin detaje të reja në vijm.