Aktualitet
Dita e 69 e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Qytetarët kanë nisur organizimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 69-të të protestës së tyre. Pas kësaj ata pritet që të nisin marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet.
Përmes këtyre protestave maratonë, ata kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave, ku e para është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama nga qeveria. Protesta e tyre ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa të shumta kanë qenë mediat e huaja që i kanë kushtuar artikuj.
Qytetarët i kanë qëndruar bindshëm kërkesave të tyre dhe kanë deklaruar se nuk do të bëjnë negociata me to dhe as dialog me kryeministrin Rama. Protestuesit kanë shprehur vendosmërinë për të vijuar aksionin qytetar, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në dorëheqjen e Edi Ramës.