Connect with us

Kronike

Djali i pronarit bëri për spital kamarierin 18-vjeçar, zbardhet dinamika e ngjarjes

Falë ndërhyrjes së shpejtë të efektivëve të Kavajës është parandaluar një tragjedi. Bëhet me dije se policët e Kavajës kanë arrestuar në flagrancë me automatik në dorë një 47-vjeçar i idnetifkuar si Melison Nela i cili ishte përgatitur për të eliminuar disa të rinj që raportohet i kishin dhunuar nipin.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Malit të Robit në Golem, aty ku thuhet se dy djemtë dhe dhëndri i një pronari të një hoteli së bashku me shokun e tyre kanë dhunuar kamarierin e hotelit të tyre, që është dhe nipi i 47-vjeçarit të arrestuar.

Nga hetimet e kryera paraprakisht thuhet se se shtetasi Florian Habilaj, së bashku me shtetasit Arbër Habilaj, Enold Dragoti  dhe M. M., kanë dhunuar shtetasin Genti Nela, 18 vjeç, kamerier në lokalin e hotelit, shkak për të cilën është bërë mosdhënies së pagesës për punën e kryer. Për rrjedhojë 18-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Kavajës, nën kujdesin e mjekëve.

Në këto rrethana, xhaxhai i kamarierit të dhunuar, i irrituar nga ngjarja është bërë gati për hakmarrje ndaj personave që bënë për spital nipin e tij. Me automatik në dorë 47-vjeçari me iniciale M.K i armatosur me armë zjarri, ishte nisur drejt hotelit, me qëllim vrasjen e personave në fjalë.

Fatmirësisht, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke ndaluar në afërsi të hotelit automjetin që drejtohej nga ky shtetas. Gjatë kontrollit të automjetit, në një çantë shpine, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri automatik, kallashnikov, 3 karikatorë dhe 84 fishekë luftarakë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. H., 28 vjeç, dhe E. D., 20 vjeç, banues në Kavajë; u shpall në kërkim shtetasi A. F., 36 vjeç; u procedua në gjendje të lirë shtetasi M. M., 36 vjeç, banues në Kavajë. Si dhe u vendos në pranga shtetetasi Melison Nela, 47 vjeç, banues në Kavajë.

Advertisement