Kronike
Do bëhej baba për herë të tretë, detaje nga vr’asja e shqiptarit në Greqi
Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi ka vrarë një 34-vjeçar në Serras pas një sherri në një lokal. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, ku shqiptari së bashku me 3 grekë të tjerë të moshës 30, 28 dhe 27 vjeç vranë 34-vjeçarin. Deri më tani, autoritetet greke kanë arrestuar dy persona, një 27-vjeçar grek dhe të riun shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur në orën 5 të mëngjesit në pedonalen e Serres në rrugën e Korfuzit. Pas një debati mes katër autorëve dhe viktimës, ata e kanë qëlluar për vdekje me thikë, duke e goditur në brinjë. Viktima u transportua menjëherë në spital, por nuk arriti t’i shpëtojë plagëve të marra.
Dyshohet se viktima ka kërkuar të hyjë në një lokal nate bashkë me dy shokë të tjerë, por nuk u lejua nga autorët. Më pas ata janë konfliktuar verbalisht, ndërsa mësohet se kanë lënë të takoheshin pas një ore. Sipas mediave greke, shqiptari dhe grekët ishin roje në një lokal nate dhe u ndaluan hyrjen 34-vjeçarit dhe miqve të tij, pasi ishin të dehur.
Pas kësaj, ata janë përleshur me njëri-tjetrin dhe gjatë sherrit kanë përdorur armë zjarri dhe thikë. 34-vjeçari ishte babai i dy fëmijëve, ndërsa gruaja e tij është shtatzane me fëmijën e tretë.