Connect with us

Pinknews

‘Do dal me kokën lart’/ Ledjona tregon arsyet pse duhet të fitojë BBV

Ledjona nuk do t’i shkelë parimet në shtëpinë e “Big Brother Vip” dhe kjo është sipas saj një nga cilësitë që duhet të ketë një banor që pretendon të fitojë çmimin e madh të formatit të njohur. Gazetarja tha se ka hyrë dhe do të dalë me kokën lart dhe krenare edhe nëse nuk e fiton apo nuk është në finalen e madhe. Sipas saj të qenit nga një zonë rurale nuk është turp dhe se të tregosh vendin ku jeton dhe je rritur është vlerë.

“Ju nuk e dini po unë kam dashur ta lë këtë shtëpi, ditët e para javët e para. Ata që më shohin nga jashtë dhe disa prej jush që nuk e shohin çfarë bëj unë në shtëpi dhe shumë prej jush janë çuditur pse unë kam dalë e preferuar. Është sepse nuk gënjej, nuk i shkel parimet e mia dhe gjithmonë do jem ajo vajza e thjeshtë që nuk e kam për turp që vij nga fshati, e kam qejf fshatin dhe shkoj për të jetuar atje. Askush nga ju se di të gjithë  jetën time dhe disa e kanë quajtur viktimizim por ajo që e them me plot krenari është se jam futur me kokën lart dhe do dal me kokën lart edhe nëse nuk e fitoj dhe nëse nuk shkoj në finale. Kështu që parimet edhe vlerat janë në modë sot se shumë thonë që antivlerat kanë dalë në modë dhe vlerat gjithmonë fitojnë”, tha Ledjona.

Pinknews

E pa rezistueshme, Vildane Zeneli nuk i ndal pozat provokuese me bikini

Modelja e njohur shqiptare, Vildane Zeneli, shquhet për fotografitë seksi që ndan me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ajo është shumë aktive në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, duke publikuar fotografi dhe video, kryesisht me përmbajtje provokuese.

Një gjë të tillë, Vildane e ka bërë edhe në postimin e fundit, ku ka shfaqur trupin duke pozuar në bikini.

Modelja e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kësaj radhe ka pozuar në bikini ngjyrë rozë , ndërsa nuk ka hezituar të vërë në pah të pasmet dhe bakrun e sheshtë.

FOTO: E pa rezistueshme, Vildane Zeneli nuk i ndal pozat provokuese me bikini

 

Continue Reading

Pinknews

Beniada Nishani çmend ndjekësit, pozon me bikini

Modelja Beniada Nishani ka tërhequr gjithë vëmendjen e ndjekësve të saj.

Ajo së fundi është shfaqur me rroba banjo duke treguar linjat e saj perfekte

Modelja, ndonëse tashmë është më afër botës së televizionit sesa modelingut, në fotot e saj të fundit ka ndezur “Instagram”-in.

FOTOT: Beniada Nishani çmend ndjekësit, pozon me bikini

 

Continue Reading

Pinknews

Ups! Olta Gixhari “bën bashkë” Bora Zemanin dhe Beatrix Ramosajn

Olta Gixhari po shijon ditët e fundit të shtatzanisë larg Shqipërisë, në Spanjë. Siç shihet dhe nga fotot që aktorja s’ka nguruar të publikojë përgjatë gjithë shtatzanisë së saj, vëmë re se vogëlushi që po rritet brenda saj i ka dhënë një tjetër nur duke e bërë më të bukur se çka qenë.

E kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re dhe nga dy vajza mjaft të komentuara në botën e “showbizit”. E kemi fjalën pikërisht për Bora Zemanin dhe Beatrix Ramosajn, dy vajzat të cilat dikur ishin shoqe, mirëpo të gjithë e dini si shkuan punët dhe tanimë dhe me të drejtë nuk janë as follow në “Instagram”.

Por, një foto e Oltës ka “bërë bashkë” vajzat të cilat kanë lënë nga një koment ku dhe kanë komplimentuar aktoren.

Continue Reading

Pinknews

“Më fal që nuk erdha”/Egla habitet nga vëllai i saj, nuk i mban dot lotët

Pas debateve, “Big Brother” i bëri një surprizë shumë të bukur Eglës, e cila përjetoi emocione shumë të forta. Aktorja është njohur me të vëllanë përmes lidhjes “Video thirrje”, ku ka pasur rastin të përshëndesë edhe nipin e saj të vogël.

“Më vjen keq që nuk munda të vij të të takoj atje”,
 tha vëllai i banores VIP të Big Brother.

” Nuk dua të përfshihem shumë me lojën. Dua të them dy fjalë, jam mirënjohës që dini të mbroni veten dhe të ruani karakterin dhe identitetin tuaj. Jam krenar për ty. Mbështetje e pafund “, Besmir tha, i prekur, ndërsa i tregoi Eglës nipërit e tij.

Continue Reading

Pinknews

Fotot e Besa Kokëdhimës në Eurovision pushtojnë rrjetin, fustani i nxjerr zbuluar pjesën intime

Fotot e Besa Kokëdhimës nga skena e Eurovisionit teksa performonte, janë bërë virale në rrjetet sociale.

Siç duket, e çara në fustanin e këngëtares ka treguar më shumë seç duhet.

Kujtojmë se ajo performoi “Titan” në skenën e “Malmo Arena” në Suedi, por nuk arriti që të futet në finale.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING