Connect with us

Kosova

Do marr hak, Radoiçiç më mbyti/ Sanduloviç rrëfehet për dhunën

Ish-kandidati për president në Serbi, Nikolla Sandulloviç, u rrah brutalisht me 3 janar pasi publikoi video duke bërë homazhe në Prekaz në varrezat e familjes Jashari. Në një intervistë për T7, ai dha detaje rreth asaj se çfarë dhune përjetoi ai nga BIA serbe. Ai gjithashtu u shpreh se nuk do të dorëzohet e do ta ekspozojë në dritën e diallit, kriminalitetin e presidentit Aleksandër Vuçiç.

Sanduloviç u shpreh se në keqtrajtimin e tij kishte marre pjese edhe Milan Radojicic dhe ish kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç.

“Ishin 2 me xhipa dhe 1 ishte jashtë furgonit dhe në prani të 2 policëve më kanë rrëmbyer. Mund t’i identifikoj me siguri shumë njerëz që ishin aty dhe me shumë gjasa mund të them se në mesin e tyre ishte edhe Milan Radoiçiq, si dhe Zvonko Veselinoviç. Madje mund të them se edhe Goran Rakiç. Krejt e kanë regjistruar në telefon. Gjithçka që më kanë bërë prej ores 2 e gjysmë deri në 9 të mbrëmjes. Dhe nuk i dhanë asnjë informatë familjes sime” – tha Sanduloviq në një intervistë për T7.

Politikani serb që vitin e kaluar ishte pritur në zyrën e Kryeministrit në Prishtinë, nuk është kontaktuar nga ky i fundit që prej lirimit të tij, megjithatë e falënderon Albin Kurtin për ngritjen e çështjes së rrëmbimit të tij dhe ndihmën për lirim.

“Nuk kam pasur asnjë kontakt me zotin Kurti prej lirimit. Unë mendoj se ai ka bërë mjaft me faktin që ka kontaktuar familjen përsa isha i rrëmbyer dhe ai ishte vërtet i gatshëm për të ngritur çështjen time dhe për të më ndihmuar të lirohem në mënyrë që të mund të mjekohem. Nuk kam pasur asnjë mesazh nga Aleksandar Vuçiç. Sa për rrahjet, ai do heshtë gjatë, ai shtiret si i çmendur sepse është mësuar që të gjitha veprave të tij kriminale t’u përgjigjet me heshtje dhe injorim, por sa të jem gjallë nuk do ta lë të ndodhë kjo. Kjo tregon se edhe se ai mban përgjegjësi të plotë, sepse nuk mundet dikush të të rrah me orë të tëra në një institucion që përfaqëson qeverinë” –  deklaroi Sanduloviç duke shtuar se Vuçici e ka Radojçicin levë kryesore në Kosovë.

Advertisement

TRENDING