Kosova
Do ngrinin çadra në Beograd për një eksod të rremë/ Plani 2 i terroristëve
Eksperti për çështjet e Sigurisë, Bedri Elezi zbuloi se plani i dështuar i terroristëve në manastirin e Banjskës mëngjesin e së dielës, kishte dhe një pjesë të dytë, i cili tashmë ra menjëherë poshtë.
Sipas Elezit, grupe serbësh nga Kosova, të organizuar nga shërbime sekrete ruse, do të udhëtonin me autobusë drejt Beogradit pas përplasjes së armatosur që do të ndodhte në Banjskë dhe do të ngrinin çadra para selive diplomatike për të krijuar idenë e një eksodi dhe spastrimi etnik që po kryhej nga Kosova.
“Sipas një informacioni të fundit që kemi, i cili është tepër shqetësues, qytetarët serbë që jetojnë në enklavat serbe në veri të Kosovës po detyrohen nga persona të shërbimeve sekrete ruse që të bëhen bashkë dhe të shkojnë në Beograd si të rrezikuar nga policia dhe do të vendosen me tenda në ambasadat e Quintit për të organizuar një eksod si një spastrim etnik. Duke që kjo që ka ndodhur në veri ka bërë për të arsyetuar këtë plan që kishte përfshirë dhe këtë eksod”, tha Elezi.