Politike
Do pres dorën për Berishën/ Edmond Spaho shpërthen ndaj militantëve të PD: Jeni të marrë
Ish-deputeti demokrat Edmond Spaho, ka shpërthyer ndaj militantëve të PD-së.
Sipas tij, ata janë një e keqe e madhe për këtë parti.
Spaho ka marrë rastin e një militanti që u shpreh dy ditë më parë, se ishte gati të priste dhe dorën për Sali Berishën.
Ky me poshte, mire qe nuk tha se pres edhe koken.
Ky dhe plot te tjere si ky, i bejne demin me te madh PD. Keta historikisht kane qene reparti pararoje i presionit, frikesimit dhe shkurajimit te atyre te cilet mendojne dhe desherojne debat dhe fryme kritike ne PD.
Ky takem kritiken ndaj udheheqesit e shikojne si sharje dhe blasfemi dhe ata te cilet kritikojne i konsiderojne armiq dhe tradhetare.
Ne kete menyre, besnikeria ndaj udheheqesit, jo vetem ka nxitur servilizmin e pafre, por eshte kthyer ne te vetmin kriter vleresimi per ata qe kontribuojne ne PD
Shpesh keta me kujtojne te marrët ne kohen e PPSH, qe kur humbnin djalin apo vajzen ne aksionet e rinise, shpreheshin qe ja kemi falur partise.
Sot keto monstra politike i gjen vecanerisht aktive ne FB, pasi aty kane privilegjin qe te mos tregojne fytyren e tyre.
Per fat te keq, drejtuesit e PD, me shume se kurre, jane te interesuar te kene pas vehtes kete takem sesa njerezit normale dhe voten e tyre”, shkruan Spaho. (Vox News)
