Connect with us

Rajon

‘Do ta shpallim pavarësinë, kush dreqin është ambasadori amerikan?’

Presidenti i entitetit të Republika Srpskas të Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, ka përsëritur kërcënimin me shkëputje në rast se Përfaqësuesi i Lartë ndërombëtar, Christian Schmidt vendos një ligj mbi pronën shtetërore.

Kur u pyet se kush do ta mbështeste pavarësinë e Republika Srpska, Dodik tha se do ta mbështeste populli dhe se ulësja në Organizatën e Kombet të Bashkuara s’është e rëndësishme

Duke komentuar qëndrimin e Ambasadës Amerikane për festën antikushtetuese që ai organizoi dhe thirrjet në prokurori për të hetuar shkeljen e ligjit, Dodik tha se as atij nuk i pëlqen 4 korriku, dita e pavarësisë së SHBA-së.

“Kjo është ndërhyrje e ambasadorit amerikan. Çfarë lidhje ka ai, kush dreqin është ai?” – griti zërin Dodik.

Nëntë janari shënon ditën kur serbët e Bosnjës në vitin 1992, të cilët e kundërshtuan pavarësinë e Bosnjës pas shkëputjes së saj nga Jugosllavia, deklaruan shtetin e tyre të ndarë, duke nxitur një luftë ndëretnike e cila ua mori jetën më shumë se 100.000 njerëzve dhe u ndal vetëm pas Marrëveshjes së Dejtonit, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, në fund të vitit 1995.

Sipas Marrëveshjes së Dejtonit, Bosnja administrohet nga një Qeveri qendrore nën udhëheqjen e një federate boshnjake dhe kroate dhe një entiteti me shumicë serbe, i njohur si Republika Sërpska.

Në entitetin serb të Bosnjës, 9 janari shënohet si ditë kombëtare, megjithëse Gjykata Kushtetuese e Bosnjë e Hercegovinës e ka shpallur atë festë antikushtetuese dy herë.

Advertisement