Connect with us

Kosova

Do ta thajmë Gazivodën/ Deklarata ndez alarmin, Trajkoviç zbulon lojën e dëshpëruar të Vuçiçit

Deklarata e presidentit serb Aleksandar Vuçiq se Serbia po shqyrton mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër është më shumë një mesazh për konsum të brendshëm politik sesa një plan real, vlerëson Rada Trajkoviq, kryetare e Lëvizjes Europiane të Serbëve në Kosovë.

Sipas saj, Vuçiq e di se uji është një e drejtë themelore e njohur ndërkombëtarisht dhe se një veprim i tillë do ta përballte Serbinë me pasoja serioze. Për më tepër, ajo thekson se liqeni i Ujmanit furnizon me ujë edhe komunitetin serb në Kosovë.

Trajkoviq e lidh deklaratën me rënien e mbështetjes së Vuçiqit te elektorati nacionalist, veçanërisht pas reagimit të Beogradit ndaj zhvillimeve në Kosovë.

Sipas saj, presidenti serb po përpiqet të lëvizë sërish mes dy kampeve politike: të fitojë pikë te votuesit pro-BE-së pas vizitës së Zelenskyt, ndërsa njëkohësisht të rikthejë mbështetjen e nacionalistëve përmes retorikës së ashpër për Kosovën dhe Gazivodën.

Në këtë kuadër, Trajkoviq e sheh deklaratën e fundit si pjesë të një serie mesazhesh politike të Vuçiqit: nga “liqeni i paqes i Trumpit”, te “nuk e japim Gazivodën”, dhe tani te “do ta zbrazim Gazivodën”.

Në thelb, sipas Trajkoviqit, Ibrit dhe Gazivodës po u rikthehet roli i një arme të fuqishme në betejën politike të Vuçiqit për mbijetesë.

Advertisement