Connect with us

Politike

Do të ruaj sekretet e Begajt, Presidenca hap tenderin për blerjen e një kasaforte

Institucioni i Presidencës ka hapur një tender për të blerë disa mallra mes të cilave edhe një kasafortë sekrete. Tenderi me vlerë rreth 3 milionë lekë me TVSH është hapur në agjencinë e prokurimeve publike ku nevojën për kasafortë e argumentojnë me dokumentet sekrete që ka institucioni i Presidencës.

Bajram Begaj ka nevojë për një kasafortë sekrete. Institucioni i Presidencës hapi një tender me vlerë rreth 3 milionë lekë me TVSH për të blerë disa mallra që nga frigoriferë e tapet deri te tavolinë mbledhjeje e një kasafortë.

Këtë të fundit, institucioni e ka ilustruar me foto dhe me përshkrim se në çfarë forme dhe lloji i nevojitet institucionit.

“Kasaforta duhet të ketë strukturë llamarinë me trashësi jo më pak se 1.5 mm. Kasaforta duhet të ketë strukturë llamarinë me trashësi jo më pak se 1.5 mm. Të ketë dy ndarje horizontale nga brenda, ku të krijohen tre hapësira. Dera të jetë e pajisur me dorezë dhe bravë automatike sekrete. Lyerja me mënyrë elektrostatike. Bazamenti të jetë jo më pak se 10 cm. Përmasat ( 50x50x110).”

Dëshira e Bajram Begajt për të rindërtuar godinën e presidencës nuk është fshehur ndonjëherë. Krahas kërkesave për mbështetje buxhetore drejtuar degëve të ekzekutivit, dëshirën për një rinovim nga themelet ia ka shprehur edhe miqve që vijnë nga jashtë.

Afati i dorëzimit të ofertave për këtë procedurë tenderuese ka përfunduar, dhe tashmë stafi i Presidencës është duke vlerësuar ofertat e paraqitura./ A2CNN

Advertisement