Kronike
“Do të të vras”/ Dhunoi barbarisht bashkëshorten duke i shkaktuar vdekjen, publikohet FOTO e autorit të shpallur në kërkim!
Personi që shihni në foto është 50-vjeçari Nazif Muslija, i shpallur në kërkim nga policia italiane, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë të rëndë ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja tragjike ka tronditur komunitetin e Pianello Vallesina, në Monte Roberto të Ankonës, ku 49-vjeçarja me origjinë maqedonase u gjet e pajetë në banesën e saj.
Viktima, Sadjide Muslija, dyshohet se është rrahur për vdekje nga bashkëshorti, identiteti i të cilit tashmë qarkullon gjerësisht përmes fotos së publikuar nga autoritetet. Sipas mediave italiane, Muslija ka pasur një histori të gjatë dhune ndaj gruas. Në prill ai ishte arrestuar pasi kishte thyer derën e dhomës së gjumit me sëpatë, e kishte kërcënuar dhe i kishte shkatërruar telefonin duke i thënë: “Do të të vras sonte”. Pas incidentit, gruaja ishte strehuar te fqinjët.
Në korrik, 50-vjeçari kishte pranuar fajësinë në një marrëveshje gjyqësore dhe çifti ishte rikthyer në bashkëjetesë, pavarësisht dhunës së vazhdueshme. Viktima kishte deklaruar më parë se ishte dhunuar për dy vite.
Trupi i saj u gjet pasi punëdhënësi njoftoi mungesën e pazakontë në punë. Karabinierët e gjetën të pajetë në shtrat, me shenja të dukshme dhune. Ndërkohë, policia ka shpërndarë foton e Nazif Muslijës dhe ka bërë thirrje për ndihmë të publikut për kapjen e tij, ndërsa hetimet për femicidin e dyshuar vijojnë