Rajon
Dodik kërcënon me shkëputje dhe bashkim me Serbinë
“Serbët në Bosnje dhe Hercegovinë janë “mentalisht të integruar” me Serbinë dhe do ta mbështesin pavarësinë përfundimtare të Republikës Serbe. Ne nuk duam të qëndrojmë këtu” – tha Millorad Dodik në një intervistë në France Presse.
France Presse shkruan se Dodik kohët e fundit është marrë me çështjen e pronave shtetërore siç janë pronat e paluajtshme dhe pyjet, të cilat sipas tij “i përkasin entiteteve” dhe janë çështje për “jete a vdekje”, ndërsa nga ana tjetër, shteti i Bosnjës dhe Hercegovinës pretendon se pronari i tyre është shteti
Kjo çështje ende nuk është zgjidhur ligjërisht dhe përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare, me autoritetin për të miratuar ose shfuqizuar ligjet, mund të jetë ai i cili do të gjykojë.
“Nëse kjo ndodh, ne do të shkojmë në Kuvendin Popullor të Republika Srpsa dhe do të marrim vendim për pavarësinë tonë” – ka pretenduar Dodik, duke shtuar: Ne do t’i tërheqim serbët nga ushtria, policia, institucionet e përbashkëta. Iu rekomandoj që të mos I hyjmë kësaj historie”
Dodik pretendon se qëllimi i Perëndimit është ta bëjë të pakuptimtë Republikën Serbe dhe të krijojë një Bosnjë dhe Hercegovinë të centralizuar.
Marrëveshja e Dejtonit ishte e gabuar me idenë e bashkimit të palëve ndërluftuese për të ruajtur Bosnjën dhe Hercegovinën “imagjinare”, megjithëse ishte një “moment i shkëlqyer historik” për përkufizimin e kombeve dhe krijimin e “paqes së qëndrueshme në Ballkan.
Kërcënimet për shkëputje, retorika kundër shtetit qendror dhe afërsia me presidentin rus Vladimir Putin e kanë bërë Dodikun të padëshiruar në kryeqytetet perëndimore.