LAJMI I FUNDIT
Dosja e inceneratorëve, Berisha: Edi Rama do të bëjë kurban Niko Peleshin
Sali Berisha akuzon Edi Ramën se po përpiqet të shmangë përgjegjësitë e tij në lidhje me inceneratorët e Fierit, Elbasanit dhe të Tiranës dhe se do të bëjë kurban Niko Peleshin.
“Propaganda po bën përpjekje të jashtëzakonshme për të nxjerrë vjedhjen e shekullit si një aferë të Zoto- Mërtirit. Shpërndan dokumente ku arrin gjer aty sa do të bëjë kurban Niko Peleshin se ka firmosur ai për procedurën e jo unë. Kjo është përpjekje mjerane e Edi Ramës. Edi Rama është kokë e këmbë e me firmën e tij i zhytur dhe kryesor në aferën e djegësave.” tha Berisha