Connect with us

Kronike

Dosja “Revanshi”/ SPAK kërkon 15 vite burg për Astrit Avdylin dhe Emiljano Shullazin

SPAK ka relatuar sot në seancën gjyqësore konkluzionet përfundimtare për një nga fraksionet e dosjes “Revanshi” që janë me gjykim të shkurtuar për shkak se akuzohen për sigurim kushtesh për të kryer vrasje.

SPAK kërkon për Astrit Avdyli 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar 10 vite burg. Për Emiljano Shullazin  15 vite burg, me gjykim të shkurtuar 10 vite burg.

Për Naim Stafuka 9 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite burg.

Advertisement