Kosova
Drecun: Marrëveshja franko-gjermane i dha Albin Kurtit një mundësi të artë
Milovan Drecun, Kryetar i Komisionit për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme në Parlamentin e Serbisë tha se sapo doli propozimi franko-gjerman për marrëveshje mes Kosoves dhe Serbise, qe tani po trajtohet si një marrëveshje qe pritet të zbatohet plotësisht nga Beogradi — Albin Kurtit iu dha një mundësi e artë.
“Kurti tha se së pari donte njohje de facto dhe që Kosova të trajtohej si shtet. Bashkimi Evropian e pranoi këtë dhe madje mbështeti Prishtinën duke përfshirë zbatimin e kësaj marrëveshjeje në Kapitullin 35 të negociatave të Serbisë me BE-në. Duke vepruar kështu, ata vranë dialogun dhe eliminuan mundësinë e zgjidhjes së çështjeve të tilla brenda kornizës së dialogut”, theksoi Drecun.