Connect with us

Pinknews

Drejt ndarjes me Ledrin? Veprimi i fundit i Sara Hoxhës tregon shumë

Që prej thumbave, hidh e prit me Dafina Zeqirin, marrëdhënia e Sarës me Ledrin ka qenë në qendër të vëmendjes.

Por ishte premiera e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” që çoi ndjekësit në aludimet se çifti i preferuar i publikut po kalon një krizë.

Mungesa e Ledrit në ditën e rëndësishme të partneres së tij, ndërkohë që nuk u pa në asnjë angazhim profesional tjetër, la shumë vend për pikpyetje.

Mirëpo ditën e sotme përmes një postimi në rrjetet sociale, Sara ua ka vënë “kapakun” të gjitha aludimeve për marrëdhënien me Ledrin.

“Mediat sociale na japin një perceptim të aksesit në jetët e njerëzve pa pasur marrëdhënie me ta, kështu që ne mendojmë se i njohim njerëzit bazuar në atë që ata zgjedhin të ndajnë. Është një pamje e deformuar. Ka një milion shtresa për një person që nuk do të zbulohen kurrë nga postimet që ata bëjnë.”- ka shkruar fituesja e “Dancing with the Stars”.

Kujtojmë që nga lidhja e tyre disa vjeçare, çifti kanë edhe një vajzë së bashku Poem Blu

Advertisement

TRENDING