Aktualitet
Drejtori i shkollës private godet fëmijët dhe u hodhi ushqimin, procedohet penalisht (EMRI)
Drejtori i një shkolle private në Elbasan është proceduar penalisht nga policia e këtij qyteti, pasi u shfaq në një video “skandaloze” nëpër rrjete sociale teksa dhunonte nxënësit në oborrin e shkollës dhe hidhte ushqimet e tyre.
Sipas raportimeve në media, bëhet me dije se policia nisi ndjekje penale për shtetasin turk Fatih Konuksever për veprën penale “Fyerja e të miturve”.
Edhe pse nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, asnjë shkak nuk justifikon sjelljen e paprecedentë të një drejtuesi institucioni arsimor.
Nga ana tjetër, ka reaguar edhe Bashkia e Elbasanit e cila ka gjobitur shtetasin turk për ndotje të mjedisit teksa shfaqet duke hedhur ushqimet e fëmijëve.