Connect with us

Kronike

“Drita e syve të mamit”/ Nëna e 20 vjeçarit të vrarë prek me fjalët

Nëna e 20-vjeçarit Joan Zuko, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike në Korçë, ka reaguar pas ngjarjes duke njoftuar edhe ceremoninë e lamtumirës së fundit për të birin.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Ornela Zuko ka shprehur dhimbjen për humbjen e djalit të saj dhe ka bërë të ditur se ceremonia mortore do të zhvillohet më 11 gusht, në orën 12:00.

Në mesazhin e saj, ajo e ka përshkruar të birin si “dritën e syve të mamit”, duke shprehur dhimbjen për humbjen dhe vështirësinë për t’iu përgjigjur të gjithë personave që i kanë shprehur ngushëllime familjes.

“Biri im, ti do të mbetesh përjetësisht fryma ime, dashuria ime më e madhe dhe pjesa më e shtrenjtë e zemrës sime”, shkruan ajo, duke shtuar se do ta mbajë kujtimin e tij përgjithmonë.

Në përfundim të mesazhit, nëna i ka drejtuar të birit fjalët: “U prehsh në paqe, engjëlli i mamit”.

Ceremonia e lamtumirës së fundit për 20-vjeçarin Joan Zuko do të mbahet më 11 gusht, në orën 12:00.

Advertisement