Connect with us

Kosova

Dritëhijet e Banjskës dhe përmbysja e roleve/ Gazetarja ngre dyshime

Duke folur për tensionet e shtuara mes Kosovës dhe Serbisë, Tatjana Lazarevic, kryeredaktore e portalit Kossev në veri të Kosovës, u shpreh se incidenti i fundit i madh është ngjarja në Banjskë, e cila nga bashkësia ndërkombëtare dhe Prishtina është cilësuar si akt terrorist dhe disa besojnë se është edhe pjesë e planit për ndarjen e veriut të Kosovës me ndërhyrjen e Serbisë.

“Në rastin e Banjskës, ka fakte të dukshme dhe pyetje të hapura. Përveç humbjes së katër jetëve, stresit të pësuar, pasojat për palën serbe do të jenë të rënda dhe afatgjata.  Për qeverinë e Kosovës, e cila menjëherë para rastit Banjska, u gjend në shënjestër të kritikave të intensifikuara nga Perëndimi – sulmi, vrasja e një polici të Kosovës në pritë dhe evidentimi i provave materiale si armët dhe pajisjet ushtarake, materiali video dhe fotografik, dokumentacioni etj, shërbeu për të justifikuar plotësisht vendosjen dhe praninë e forcave speciale të forta të Policisë së Kosovës në veri. Banjska, pra, përmbysi rolet e “djaloshit të mirë” dhe “djaloshit të keq”. Ky rast ngre një sërë pyetjesh të hapura dhe hap një sërë palogjikshmërish: Cili ishte qëllimi i vërtetë i hyrjes së këtij grupi? Çfarë ndodhi që nga momenti i vrasjes së rreshterit të policisë e deri te likuidimet e para të anëtarëve të këtij grupi të armatosur? Cili ishte roli i KFOR-it, EULEX-it dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtarë? Si është e mundur që armët dhe pajisjet ushtarake, me vlerë pesë milionë euro, të kalojnë pa u pikasur nga NATO-n, por edhe nga ushtria serbe?” – theksoi Tatjana Lazarevic, kryeredaktore e portalit Kossev.

Duke kujtuar se në zgjedhjet e vitit 2021, Vetëvendosja e Kurtit fitoi 50.28 për qind të votive, e pyetur se cila është mbështetja aktuale për qeverinë e Kurtit dhe sa mund të ndikohet nga lëvizjet e tij politike, Lazareviç u shpreh që ka përshypje se po krijohet një “hyjni” e re politike.

“E kemi parë se ku të çon idhujtaria, sidomos në Ballkan. Albin Kurti me “skifterët” e tij gjeneron gjithnjë e më shumë mbështetje të fortë. Bosht është politika e tij ndaj Serbisë dhe serbëve dhe “pushtimi” i Veriut dhe spastrimi nga Serbia, qoftë edhe nga ndikimi i serbëve si komunitet shumicë në atë territor.  Dhe kjo është ajo që duhet të trembë. Aq më tepër kur etnocentrizmi, nacionalizmi, i mbështjellë me petkun e enverizmit, paketohet si socialdemokraci, apo luftë kundër krimit të organizuar dhe vendosja e rendit. Ndoshta këta katër deri në shtatë për qind e serbëve të mbetur, të cilët zyrtarisht në Perëndim llogariten si përqindje që e bën Kosovën “shtet multietnik”, do të zhduken nesër. Megjithatë, shoqëria shumicë në Kosovë, nëse jo qeveria e saj, ende nuk është përballur me skeletet e veta nga dollapi, pra me vizionin e tyre për demokracinë dhe të vërtetën për demokracinë, sundimin e ligjit dhe liritë civile, çfarë bote ata aspirojnë. Ka zëra se Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç me sjelljet e tyre të deritanishme po ndihmojnë njëri-tjetrin për të mbuluar krizat e brendshme. Unë nuk mendoj se tani ata të dy janë dakord dhe po negociojnë diçka. Por unë shoh se të dy liderët marrin përfitime, nga ajo që e quaj “tango e pistë”” – potencoi Lazareviç

Kosova

E rëndë në Kosovë/ Ngacmon s*ksualisht të miturën, vihet në pranga 61-vjeçari

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Isa Boletini” në Vushtrri të Kosovës, ku një person ka sulmuar s*ksualisht një vajzë të mitur 11-vjeçare.

Sipas Gazetës Sinjali, e mitura është sulmuar s*ksualisht nga një person i moshës 61-vjeç teksa ndodheshin në një market.

Autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë është identifikuar si Bahri Bajrami, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe po intervistohet.

Në bazë të informacioneve të para, i dyshuari e ka prekur viktimën në gjoks, duke i shkaktuar shqetësim të madh dhe frikë.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se përveç sulmit s*ksual në market, 61-vjeçari e ka ngacmuar viktimën përmes rrjeteve sociale, duke i dërguar mesazhe të ndryshme.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor, në dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Sulm s*ksual’.

Continue Reading

Kosova

Osmani takohet sot me nënsekretaren amerikane të Shtetit, ja marrëveshja që pritet të nënshkruhet

Presidentja e Kosovës,  Vjosa Osmani ditën e sotme do ta presë nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen në një takim në Presidencë. Mësohet se gjatë këtij takimi do të nënshkruhet një marrëveshje mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Sipas njoftimit takimi do të nisë në orën 09:00 ndërsa më tej bëhet me dije se pas nënshkrimit të marrëveshjes Osmani dhe Allen do dalin në deklaratë për mediat.

“Në orën 09:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Nënsekretaren e SHBA-ve për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen. Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas edhe në nënshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Presidentja Osmani dhe Nënsekretarja Allen do të deklarohen për media”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Kosova

Si kofini pas të vjelit, Isa Mustafa ‘trimëri’ pas luftës, akuzon Kurtin

Për ish-kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, propozimi i Qeverisë së Kosovës për të dërguar një draft-statut të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe – që nuk është i dakorduar paraprakisht në procesin e dialogut – në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim përveç se është “paradoksal është edhe joserioz”.

Mustafa theksoi se Gjermania, Franca e Italia po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që në Kushtetuese ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit që është derivat i Marrëveshjes së Brukselit dhe e Ohrit (e dakorduar më 27 shkurt dhe me 18 mars), i cili në vlerësimin e tij është “një autonomi politike territoriale”.

Mustafa ndër të tjera argumentoi se në Kushtetuese mund të përcillen vetëm dokumente të aprovuara paraprakisht nga Qeveria, e cila fillimisht duhet të jetë e derivuar “nga një pajtim i palëve në proces të dialogut”.

Ndërsa persa i përket transformimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, nga kundërshtuesi më i madh, te i pari që propozon të dërgojë draft-statut për Asociacion në Kushtetuese, sipas Mustafës flet “qartë për karakterin mashtrues dhe të rrezikshëm të qeverisë”.

“LVV e ka kundërshtuar me dhunë ta paparë ‘Zajednicën’ dhe tani po e ofron autonominë serbe si Zajednicë (Bashkësi serbe) flet qartë për karakterin mashtrues dhe të rrezikshëm të qeverisë e cila iu është shitur qytetarëve si qeveri e shpresës” – potencoi ish kryeministri Mustafa.

Continue Reading

Kosova

Vuçiç gjen armiqtë e jashtëm të Serbisë dhe tregon qëllimet e tyre

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, duke folur për propozimin për rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë, ka deklaruar se ajo ka katër qëllime. Sipas presidentit serb, një nga qëllimet është shfuqizimi i etnitetit të Republikës Serbe në BeH.

“Qëllimi i parë i rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë është shfuqizimi i RS, sipas dy rishikimeve të aktgjykimit për përgjegjësinë e Republikës së Serbisë, dhe i treti është që dikush të marrë ca para nga Serbia dhe ta padisë për Kompensimi për dëmet e luftës, i katërti është barra shtesë për Serbinë dhe vendosja e gjithçkaje mbi supet e saj, por qëllimi i tyre nuk është të ndërtojnë marrëdhënie më të ngushta, por dëshira për të shkatërruar çdo lloj proteste kundër tyre”- pohoi Vuçic I cili nuk nguroi ti gjente kundërshtarë të Serbisë në Uashington, Berlin dhe Londër.

Gjithashtu ai nuk e ka fshehur pesimizmin se do të miratohet rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë.

“Për shtatë ditë përfundon seanca e OKB-së, dhe ata do të fitojnë formalisht, por nuk do t’ju them se për sa vota, por di te them se kemi luftuar”, përfundoi presidenti serb.

Continue Reading

Kosova

Vuçiç dërgon ushtrinë në kufi me Kosovën, ja qëllimi sipas analistit ushtarak nga Beogradi

Aleksandër Radiç, analist ushtarak nga Beogradi, ka folur për praninë e shtuar të NATO-s në Ballkan, ndikimin rus dhe njohjen e heshtur të Kosovës nga ana e Serbisë.

Sipas Radiç, NATO-s i kushton rëndësi të madhe ruajtjes së stabilitetit në territorin e ish-Jugosllavisë, sepse vlerëson se ekziston rreziku i një krize sigurie.

“Forcat e NATO-s në krahun lindor janë forcuar si një masë parandaluese, teksa njësi janë vendosur për të penguar Rusinë nga përpjekjet për të zgjeruar praninë e saj në pellgun e Detit të Zi” – deklaroi Radiç duke shtuar se nuk pritet per momentin që të ndodhë diçka, sepse është dërguar një mesazh i qartë se nuk do të lejohet.

“Ndikimi më i rëndësishëm në dinamikën e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës është politika e Vuçiqit, e cila zhvillohet në dy pista – në njërën, mbahen marrëdhënie të mira me Moskën, dhe në anën tjetër, pelqen bankomatin e Bashkimit Europian”

Analisti ushtarak tha gjithashtu se edhe kërcënimet e Vuçiqit janë vetëm mashtrim ndaj popullit serb dhe Serbisë.

“Beogradi ka kaluar në nivel propagandistik dhe problemi i vërtetë është se si të bëhet opinioni publik serb të pranojë politikën e Vuçiqit për njohjen e fshehtë të pavarësisë së Kosovës” – potencoi Aleksandër Radiç.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING