Connect with us

Aktualitet

Droga në burgje me skemë të re/ Paguhet 200 mijë lekë për dozë, stafi i implikuar?

Nga 1281 të burgosur për çështje droge në Shqipëri, ku përfshihen trafikantë, kultivues dhe shpërndarës, 124 prej tyre trajtohen me metadon dhe konsiderohen në stadin e përdoruesve të narkotikëve me varësi.

Të dhënat zyrtare tregojnë se nuk ekziston një llogaritje e përafërt për numrin e përdoruesve të paidentifikuar, të cilët, nga hetimet e vazhdueshme, po rezulton se punësojnë oficerë policie dhe staf të burgjeve për të futur në qeli doza të lëndëve narkotike.

Dosja më e fundit, e hetuar nga Prokuroria e Elbasanit, me të dyshuar Ndriçim Kroj, Gerald Stamolla dhe Esmeralda Komici, hedh dyshime për një organizim të mirëfilltë të shpërndarjes së drogës në burg. Bisedat e përgjuara tregojnë se për futjen e hashashit dhe të kokainës në qeli paguhen 200 mijë lekë. Siç tregojnë dosjet, i implikuari i fsheh dozat në pjesët intime.

Megjithatë, Vjollca Pustina, e cila ka përfaqësuar të dyshuar që kanë shpërndarë drogë në burg, këmbëngul se kryesorët që i fusin dozat te të burgosurit janë familjarët e tyre. Mënyrat e tjera të tentuara, por që zbulohen nga detektorët, janë të njëjta me ato të përdorura për futjen e telefonëve, si për shembull përdorimi i fundeve të dyfishta të enëve ose fshehja në ushqime

Advertisement