Politike
“Duhet të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë”, Erdogan nga Tirana: Kohë kritike për sigurinë europiane

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, në fjalën e tij gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes shteteve të Evropës, duke përmendur potencialin e jashtëzakonshëm për të zhvilluar fushat e energjisë, teknologjisë dhe lëndëve minerale.
Ai ka nënvizuar se përpjekjet e Bashkimit Europian për të zhvilluar industrinë e mbrojtjes janë “shumë domethënëse” në këto kohë kritike për sigurinë europiane.
Erdogan bëri thirrje që vendet e Evropës të konsultohen dhe të veprojnë së bashku për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për sigurimin e të ardhmes së sigurisë dhe stabilitetit të kontinentit.
Erdogan: I kënaqur që ndodhem këtu! Duhet të jemi të bashkuar. Ka një potencial të jashtëzakonshëm për të bashkëpunuar në shumë fusha që nga energjia te lëndët minerale e teknologjia.
Në këto kohë kritike kur diskutojmë të ardhmen e sigurisë europianë, përpjekjet e BE për të zhvilluar industrinë e mbrojtjes, është shumë domethënëse.
Shumë luftëra e konflikte në të shkuarën na kanë treguar se për mbrojtjen e sigurisë, nëse përçahemi jemi më të dobët, e nëse bashkohemi jemi më të fortë.
Duhet të konsultohemi për hapat që do të ndërmarrim.

