Connect with us

Kronike

Dumani: Dogja magazinën e perdeve për Florenc Çapjan

Nuredin Dumani, njeriu që ka pranuar të tregojë disa prej krimeve të kryera në Shqipëri, duke lidhur kontrata vdekje me anëtarë të grupeve kriminale në vend, ka treguar detaje të reja në takimet që ka kryer në vitin 2020 me Florenc Çapjan dhe Bledar Muçën. Në dëshmitë e reja që ka dhënë para prokurorëve të SPAK, i penduari ka rikonfirmuar qëndrimin e tij të parë, duke treguar se lidhjen e tij me Florenc Çapjan, e ka bërë pikërisht Eljo Bitri, tashmë i arrestuar në Hollandë për llogari të SPAK. Sipas të penduarit, Çapjat i kanë kërkuar takim pasi dyshonin se Dumani, kishte marë pjesë në goditjen me armë ndaj tyre. Por në fakt sipas tij, qëllimi i vërtetë i tyre, ishte për ta rekrutuar dhe përdorur kundrejt pagesës për goditjen e Sokol Sanxhaktarit dhe njerëzve të Suel Çelës. Ripyetja e Dumanit është kryer për shkak të administrimit të një sërë bisedash të reja të aplikacionit “SKY”, ku siç tregon ai të gjitha komunikimet për punë vrasjesh me Florenc Çapjan, i ka kryer në telefon të kriptuar “Sky”. SPAK në këtë periudhë është duke verikuar thëniet e Dumanit me bisedat në “SKY” që ai ka kryer me eksponentë të ndryshëm në Elbasan, Shkodër, Durrës, Tiranë, Fier etj.

Në dëshminë e tij të re, Dumani, ka treguar se veç marëveshjes kundrejt 200 mijë euro që ka lidhur me Florenc Çapjan, për të vrarë Sokol Sanxhaktarin, dhëndërin e Qazim Sejdinit, Florenci i ka kërkuar dhe dy punë të tjera kriminale.

Vrasjen e dy vëllezërve në Elbasan dhe djegien e një magazine perdesh që ndodhej në zonën e Fushë-Mbretit. Djegia e magazinës është bërë kundrejt një vlere prej 5 mijë eurove. Djegien e magazinës, Dumani tregon se e kanë kryer në vitin 2020 së bashku me Eljo Bitrin dhe Ervis Çaushollin alias “Vis Korçari”. Ky i fundit ishte shofer i një makine të marë me qëra, ndërsa Bitri dhe Dumani ishin zjarrvënësit.

Të dy së bashku ata hodhën 5 litra benzinë, sasi e cila sapo mori flakë rrezikoi të diqte dhe vetë Eljo Bitrin.

Shkak për djegien e këtij biznesi, ishte se Çapjat i kishin vendosur gjobë financiare, por dy vëllezërit pronarë kishin refuzuar të paguanin, ndaj dhe duhej të ndëshkoheshin me shkatërimin e biznesit.

“…këtë punë e kam bërë, për të krijuar besim te Çapjat, me idenë që unë jam i gatshëm të punoj me ju…”-ka treguar i penduari.

Në dëshminë e siguruar nga “Ora News” i penduari Nuredin Dumani tregon se:

“…dua të s’qaroj se, në vitin 2020 me porosi të Florenc Çapjas unë bashkë me “Vis Korçarin” dhe Eljo Bitrin, kemi djegur një magazinë perdesh. Personat që kishin këtë magazinë ishin dy vëllezër që merreshin me tregtim tekstilesh. Këtyre personave Çapjat, ju kishin vënë gjobë, ata nuk e kishin paguar gjobën dhe këta na dhanë ne 5 mijë Euro për djegjen e magazinës…”.

Më tej Nuredin Dumani, ka shpjeguar para prokurorëve të SPAK se teksa janë afruar në zonën ku ndodhej magazina e perdeve, dy targat e makinës i kanë mbuluar me gazetë, me qëllim mos identifikoheshin nga kamerat e zonës apo ndonjë rroje.

“…ne të tre bashkë, unë, Eljo dhe Visi shkuam atë natë te vendi ku ishte magazina diku në afërsi të zonë së Fushë-Mbretit, por se mbaj mend mirë pasi ishte dhe natë rreth orës 22:00 ose 23:00. Vendin unë se dija më parë se ku ndodhej. Natën e ngjarje Visi kishe marrë një makinë tip Merceds Benz, C Class 2007-2008, ngjyrë hiri, për të cilin më tha se e kishte marrë me qera. Arritëm te vendi ku ndodhej magazina e tekstileve. Me vete kishkim edhe një bidon 5 kg me benzinë. Gjithashu, kishim edhe një armë pisoletë “Glock” që e mbante Visi.Para se të shkonim te vendi ku ishte magazina i mbuluam targat e makinës me gazetë, duke lënë të pa mbuluar vetëm shkronjën e parë dhe të fundit të targës, kjo pasi nuk e mbulonte gazeta…”.

“…Visi na dërgoi deri te magazina dhe na priti me makinën ndezur.Vendi ku ndodhej magazina ishte benda një hapësire të madhe të rrethuar me avlli brenda së cilësh ishin mesa mbaj mend 3 ose 4 magazina. Te hyrja e portës në krahun e djathtë ishte vendqëndrimi (kabina) e rojes. Brenda përveç magazinave kishte edhe mjete mallrash si kamjona dhe furgona. Magazina që ne kishim objektiv për ta djegur ishte në fund të kësaj hapsire në formë drejtkëndore e ndërtuar me murë dhe e mbuluar me soletë betoni (ishin mgazina të vjetra të kohës së Enverit). Kur shkuam pranë magazinën nuk kishim se si të futeshim brenda pasi kishte dhe kamera dhe sistem alarmi. Pasi e gjetëm se ku ishte magazina, Eljo donte të hapte derën por dera bënte zhurmë. Më pas i thash Eljos që ta hidhnim benzinën nga dritarja e magazinës. E shtymë dritaren dhe ajo u hap pasi nuk ishte e mbyllur nga brenda. Eljo e derdhi të gjithë benzinën nga dritarja, por muri nga brenda poshtë në fund të dyshemesë kishte një të çarë dhe benzina kishte dalë edhe jasht aty ku ishim ne nën këmbët tona…”-tregon Dumani.

Ky i fundit se në përpjekje për ti vënë zjarrin benzinës, Eljo Bitri, ka marë dhe vetë flakë në pjesën e këmbëve. Fikjen e tyre, siç tregon i penduari e ka bërë Dumani.

“…pasi Eljo e ndezi benzinën mori edhe vetë flakë, pasi poshtë këmbëve të tij kishte rrjedhur benzina nga brenda jashtë. Më pas u hodha direkt dhe e fika flakën që kishte Eljo nga këmbët dhe u larguam të dy me vrap. Jashtë po na priste Visi me makinë. Më pas ikëm të tre dhe mua më dërgoi Eljo në Durrës me makinën e tij “Mercedes Benz CLS”,pasi unë nuk kisha patentë. Këtë punë e bërë për të krijuar besim te Çapjat, me idenë që unë jam i gatshëm të punoj me ju…”.

Kronike

Akuzohet se çoi drejt vetëvrasjes vajzën e tij, reagimi gjakftohtë i babait

Detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku një nënë bashkë me 3 fëmijët e saj rezultojnë të zhdukur prej 3 ditësh. Ndërkohë sot një prej fëmijëve të mitur është gjetur i pajetë në lumin Buna.

Për ngjarjen në fjalë është arrestuar babai i fëmijëve, Erdgys Arrizi. 31-vjeçari përfundoi pas hekurave me akuzën e shtyrjes drejt vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se kur i është komunikuar babait lajmi i kobshëm për gjetjen e trupit të pajetë të vajzës së tij, e cila kishte dhe shenja në trup, nuk ka reaguar fare

Mësohet se ai ka qenë gjakftohtë kur ia kanë komunikuar se ku ishte gjetur trupi i vogëlushes.

Continue Reading

Kronike

Zhdukja e nënës me fëmijët/ Arrestohet bashkëshorti, policia: E mitura u vetëmbyt nga dhuna e ushtruar nga babai

Policia ka reaguar me njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku dyshohet se Alma Arrazi bashkë me tre fëmijët e saj janë vetëmbytur në ujërat e lumit Drin.

Bëhet me dije se në pranga deri tani është vënë 31-vjeçari, Ergys Arrazi, pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës.

Deri më tani është gjetur trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare rastësisht nga një peshkatar, ndërsa polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për trupat e 39-vjeçares dhe 2 fëmijëve të tjerë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër

Hetimet e thelluara zbardhin një rast të dhunës në familje, që shkaktoi vetëvrasje.

Vihet në pranga 31-vjecari, për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës.

9-vjeçarja ështe gjetur e pajetë, dyshohet e vetëmbytur në lumin Buna.

Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet pasi dyshohet se janë vetëmbytur dhe bashkëshortja dhe 2 fëmijët e tjerë të 31-vjeçarit.

Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit E. A., 31 vjeç, të bërë më datë 03.05.2024, se më datë 02.05.2024, ishin larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe dhe 3 fëmijët e tyre të mitur (9, 8 dhe 3 vjeç), u ngrit një grup i posaçëm hetimor për të hetuar shkaqet e largimit nga banesa.

Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje.

Më datë 04.05.2024, u bë ndalimi i shtetasit E. A., 31 vjeç (i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike), për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Grupi hetimor ka vijuar hetimet dhe shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet për gjetjen e 39-vjeçares dhe 3 fëmijëve.

Gjatë kontrolleve, rreth orës 22:00 të datës 04.05.2024, në ujërat e lumit Buna, në fshatin Darragjat, u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare të shtetasve E. A. dhe A. A., e cila dyshohet se është vetëmbytur si pasojë e dhunës nga babai i saj.

Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijon intensivisht punën për gjetjen e 3 shtetasve të tjerë të larguar nga banesa, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Kronike

Ngjarja e rëndë/ Fëmija i mitur u gjet i mbytur dhe me shenja dhuna, policia arreston babanë

Detaje të reja vijojnë të zbardhen nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku nëna bashkë me tre fëmijët e saj u raportua e zhdukur. Një nga fëmijët e mitur është gjetur i mbytur në ujërat e lumit Drin, ndërsa mësohet se policia ka arrestuar të atin e fëmijës, Ergy Arrazin.

Ky i fundit ishte dhe personi që denoncoi në polici zhdukjen e bashkëshortes bashkë me fëmijët. Fëmija që u gjet nga peshkatari në mënyrë rastësore një ditë më parë dyshohet se ka shenjë dhune në pjesën e fytyrës. Fëmijët janë dy vajza dhe një djalë të moshës 8, 6 dhe 4 vjeç.

Ngjarja ende është e pazbardhur dhe nuk dihen shkaqet e zhdukjes së Alma Arrazit dhe fëmijëve. Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet duke marrë në pyetje familjarë të shtetases Alma Arrazi dhe bashkëshortit të saj nëse kanë dijeni për ngjarjen dhe arsyet që çuan nënën bashkë me 3 fëmijët që dyshohet të jenë mbytur të gjithë në ujërat e lumit Drin.

Continue Reading

Kronike

Tragjike/ Nëna u raportua e humbur bashkë me tre fëmijët, gjendet në ujërat e lumit Drin trupi i njërit prej të miturve (EMRI)

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me 3 fëmijët prej 3 ditësh rezultojnë të humbur. Një prej fëmijëve është gjetur nga një peshkatar në ujërat e lumit Drin. Ndërkohë dyshohet se edhe dy fëmijët e tjerë dhe nëna shtetasja Alma Arrazi kanë humbur jetën.

Ndërkohë palombarët e forcave RENEA ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë. Policia ka ndaluar bashkëshortin shtetasin Ergys Arrazi, i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij. Fëmija që u gjet nga peshkatari në mënyrë rastësore një ditë më parë, ndërsa dyshohet se ka shenjë dëmtimi në pjesën e fytyrës.

Fëmijët e mitur janë dy vajza dhe një djalë të moshës 8, 6 dhe 4 vjeç. Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet duke marrë në pyetje familjarë të shtetases Alma Arrazi dhe bashkëshortit të saj të ndaluar nga policia nëse kanë dijeni për ngjarjen dhe arsyet që çuan nënën bashkë me 3 fëmijët që të mbyten në ujërat e lumit Drin.

Continue Reading

Kronike

Vrasja e të moshuarve/ Dyshohet për një flirt mes autorit dhe viktimës

Detaje të reja kanë dalë nga zbardhja e vrasjes në Dropull, ku 69-vjeçari Thoma Mastora vrau 84 vjeçarin Kosta Ilia dhe gruan e tij Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe.

Dyshohet se mund të ketë ndodhur një konflikt i çastit dhe viktima Kosta Ilia duke u ndjerë i provokuar mund ta ketë goditur me ndonjë send, edhe pse njihej si tip shumë i qetë

Gjithashtu në fshat flitet se mund të ketë pasur një flirtim të hershëm dhe të vazhdueshëm ndërmjet autorit dhe Kleoniqi Ilias, që mund të ketë qenë edhe shkak për nisjen e konfliktit.

Autori njihet si një person mjaft konfliktual në zonë. Mastora është dhëndër në Dropull, sepse me origjinë është nga Semani.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING