Connect with us

Aktualitet

‘Dy djemtë i kisha mes flakëve’, banorja e Krujës tregon betejën me zjarrin

Një tjetër banore e Krujës ka rrëfyer situatën e përjetuar gjatë zjarrit, kur flakët u afruan pranë banesave dhe disa familje u detyruan të largoheshin.

Ajo tregon se dy djemtë e saj ndodheshin në zonën e përfshirë nga zjarri, ndërsa vetë nuk ka mundur të largohej menjëherë për shkak të flakëve.

“Mua shyqyr më shpëtuan fëmijët. Kemi marrë fëmijët, kemi ikur tek goca. Dy djemtë i kam pas mes flakësh. Dëme ka pasur, vetëm shtëpitë kanë shpëtuar. Helikopterët deri në darkë kanë qenë këtu. Nuk kam ecur dot prej flakëve, më kapën dhe më çuan poshtë”, rrëfeu banorja.

Sipas saj, situata ka shkaktuar frikë te banorët, veçanërisht te fëmijët, ndërsa ndërhyrja për shuarjen e zjarrit vijoi gjatë orëve të natës.

Dëshmia e saj pasqyron situatën e krijuar në zonat e banuara pranë vatrave të zjarrit dhe vështirësitë me të cilat u përballën familjet gjatë evakuimit.

Advertisement