Aktualitet
Dy orë brenda SPAK, Klotilda Bushka “kyç” gojën për mediat
U paraqit ditën e sotme në SPAK Klotilda Bushka. Ndërkohë pas rreth një orë e gjysmë ish-deputetja ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, po ka zgjedhur të “kyç gojën” për mediat duke mos dhënë asnjë shpjegim në lidhje me marrjen e saj në pyetje.
Kujtojmë se më 10 shkurt të 2025-ës Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se ka marrë nën hetim Klotilda Bushkën, si e përfshirë në hetimet që po zhvillohen kundrejt kryebashkiakut Erion Veliaj.
Klodilda Bushka akuzohet për konsumimin e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK ku pasqyroheshin të gjitha akuzat për Veliaj dhe personave të tjerë, deklarohej se ka të dhëna konkrete që Bushka ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin, të cilat kanë interferuar në hetimet e SPAK.
Ndërkohë, para kolegëve socialistëve dy ditë më pas, 12 shkurt të po të njëjtit vit , Bushka mohoi të gjitha akuzat që e përfshijnë në dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.