Aktualitet
Dy persona bien në kontakt me një bombë, 38-vjeçari në gjendje të rëndë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Përmet, ku dy persona kanë rënë në kontakt me një lëndë plasëse, që dyshohet të ketë qenë bombë, dhe kanë mbetur të gjymtuar.
Ngjarja ka ndodhur pak më parë në fshatin Grabovë të Përmetit, ku Ervis Bregu, 38 vjeç, së bashku me një person tjetër, dyshohet se kanë rënë në kontakt me lëndën plasëse.
Si pasojë, njëri prej tyre, Ervis Bregu, është gjymtuar rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Tiranës në gjendje të rëndë. Ndërsa personi tjetër ka pësuar dëmtime në pjesën e poshtme të dorës.
Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja. Në vendngjarje kanë mbërritur grupet hetimore dhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rastit.