Connect with us

Aktualitet

Dy qytetarë dhe dy zjarrfikës të asfiksuar nga zjarri, dërgohen në urgjencën e QSUT

Dy qytetarë dhe dy zjarrfikës kanë mbetur të asfiksuar nga zjarri i rënë këtë pasdite pranë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.

Ata janë dërguar në urgjencën e QSUT

Forcat zjarrfikëse po evakuojnë banorët të cilët ndodhen ende brenda pallatit, i cili u përfshi nga flakët pasditen e kësaj të marte.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri që ka shkrumbuar gjithë fasadën e pallatit.

Advertisement