Kosova
Dy viktima nga përmbytjet/ Kurti publikon emrat e nënë e bir
Kryeministri Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy qytetarëve nga vërshimet në Pejë.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar me kapacitetet e saj me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave që të ndihmojë në përballimin dhe tejkalimin e pasojave të vërshimeve.