Connect with us

Kronike

Dyshohet se dhunoi gazetarin/ Arrestohet biznesmeni në Shkoder (EMRI)

Është arrestuar 51-vjeçari Prelë Gjoni, i cili dyshohet se bashkë me 2 persona të tjerë dhunoi dy ditë më parë gazetarin Ervin Dushi.

Prelë Gjoni është pronari i rrjetit të disa marketeve në Shkodër, ndërkohë Policia njofton se materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Dhunoi fizikisht një 46-vjeçar (gazetar), për shkak të detyrës, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.  Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin P. Gj., 51 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Ky shtetas dyshohet se më datë 18.05.2026, rreth orës 20:00, në lagjen “Skënderbeg”, ka goditur me grushte shtetasin E. D., 46 vjeç, gazetar, për shkak të detyrës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.

Advertisement