fbpx
NTV
No Result
View All Result
17/01/2021 , 15:37
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
17/01/2021 , 15:37
NTV
No Result
View All Result
Home Sport

E BUJSHME/ “Çmendet” Çelsi, do tentojë afrimin e Mesit dhe lojtarit të Bajernit

by Kasaj
28/11/2020 , 9:13
0 0
E BUJSHME/ “Çmendet” Çelsi, do tentojë afrimin e Mesit dhe lojtarit të Bajernit
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi 250 milionë sterlina të shpenzuara në merkaton e verës, si asnjë klub tjetër në botë, e megjithatë Çelsi nuk ka ndërmend të ndalet. Dy emra kampionësh po qarkullojnë, me destinacione të mundshme “Stamford Bridge” sezonin e ardhshëm, David Alaba dhe Lionel Mesi.

Menaxheri i mbrojtësit të Bajernit, Pini Zahavi, ka në plan për të nisur bisedimet me blutë e Londrës në janar për transferimin e 28-vjeçarit me parametër zero në fund të sezonit. Kontrata e Alabës me kampionët e Europës skadon në verë dhe palët nuk kanë rënë dakord për rinovimin saj pas kërkesave financiare të Zahavit.

 

Sipas “Bild”, ai do të largohet me parametër zero gjatë verës dhe agjenti i tij ka planifikuar të negociojë me Çelsin në janar. Sigurisht, konkurrenca është e madhe, duke qenë se edhe gjigantët e Realit, Juventusit apo PSG-së do të përpiqen që të joshin një kampion të të tilla niveleve, për të cilin nuk do të paguajnë ndonjë qindarkë për kartonin.

Çelsi u forcua në mbrojtje me Tiago Silvën gjatë merkatos së verës, por edhe me Ben Çiluellin. Nëse Alaba do të transferohet në Londër, ai është projektuar për të luajtur në qendër të mbrojtjes, ku së bashku me përvojën e 36-vjeçarit Silva, do të përmirësonte një nga repartet më problematike të
skuadrës së Lampardit.

MESI – Çelsi do të mbajë një sy hapur edhe për një transferim të mundshëm të Lionel Mesit nga Barcelona. Kapiteni i katalanasve është në të njëjtën situatë si Alaba, në skadencë kontrate dhe marrëdhëniet e tij me drejtuesit e klubit që nuk e lejuan të largohej në verë, janë në pikën më të ulët të tyre. Për momentin nuk ka asnjë sinjal që 33-vjeçari të rinovojë. Në fakt, destinacioni i tij i preferuar në rast largimi nga “Camp Nou” do të jetë Mançester Siti, ku ai do preferonte një bashkim me ish-trajnerin e tij Pep Guardiola. Por Çelsi ka ndërmend të provojë shanset e tij.

Sipas ekspertit të futbollit spanjoll, Guijem Balague, Çelsi është mes klubeve që do të kërkojë të firmosë me “Pleshtin”. Duke folur në kanalin e tij në “Youtube”, Balague tha: “Çelsi është pa dyshim në ekuacion në rast se Mesi do të jetë i disponueshëm. Kjo është e vërtetë. Çelsi do të këmbëngulë për të dëgjuar gjithçka po ndodh. Nëse ata kanë paratë do të përfshihen gjithashtu. Mos harroni, nuk ka vlerë kar- toni për të paguar”.

ANDROKLI DRALO

Related Posts

Itali/ Paraqitje e shkëlqyer e Etrit Berishës, vlerësohet nga mediat italiane
Sport

Itali/ Paraqitje e shkëlqyer e Etrit Berishës, vlerësohet nga mediat italiane

16/01/2021 , 10:12
Sport/ Gara ndërkombëtare me motora do të mbahen në malet e Shqipërisë në 2022
Sport

Sport/ Gara ndërkombëtare me motora do të mbahen në malet e Shqipërisë në 2022

16/01/2021 , 10:10
“Bomber i luftës”, kur Juve fitoi Kupën e Italisë falë shqiptarit Riza Lushta
Sport

“Bomber i luftës”, kur Juve fitoi Kupën e Italisë falë shqiptarit Riza Lushta

15/01/2021 , 12:13

Recent Posts

  • Nxjerr foton me 3 përfaqësues të komuniteteve fetare, apeli i Metës: Të respektohen të drejtat e tyre kushtetuese
  • Sot, përkujtojmë 553-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, (1405-17 janar 1468)
  • Edi Rama në Mamurras, Kurbin – “Në kantierin e shkollës së re që po rilind më e madhe”
  • Shqiptari kapet me 39 kg drogë në makinë, momenti kur “pastori gjerman” gjen kanabisin
  • Ankesat e Francës, Rama përgjigjet: S’kam sulmuar asnjë aleat

Kategorite

  • Aktualitet (1,129)
  • Bota (1,243)
  • Ekonomi (191)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (88)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (192)
  • Kronike (271)
  • Kulture (44)
  • LAJMI I FUNDIT (56)
  • Lifestyle (451)
  • MEMORIE (12)
  • Moti (90)
  • OPINION (36)
  • Pinknews (618)
  • Politike (341)
  • Rajon (111)
  • REAGIM (75)
  • Shendeti (300)
  • Shkrime (11)
  • Shtypi Dites (27)
  • Sociale (55)
  • Sport (278)
  • Videonews (265)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!