Sport
E bujshme nga Turqia, Gallatasaraji në gjurmët e Leo Mesit
Gallatasaraji, që po befason me ecurinë në Ligën e Kampionëve, sidomos nën udhëheqjen e goleadorit Osimhen, po përgatit një lëvizje të bujshme në merkaton e ardhshme, duke shqyrtuar mundësinë për të marrë Lionel Messin për një periudhë 4-mujore gjatë pauzës së sezonit të MLS.
Një transferim i tillë do të ishte një nga goditjet më të mëdha në historinë e futbollit turk. Sipas raportimeve nga mediat turke dhe ndërkombëtare, Gallatasarak është i gatshëm të mbulojë pagën e Mesit për kohëzgjatjen e kontratës së përkohshme.
Pauza e sezonit të “Major League Soccer” për shkak të Kupës së Botës krijon hapësirë që ylli argjentinas të luajë në një tjetër kampionat.
Një marrëveshje e tillë do të sillte një supergoditje për futbollin turk, duke rritur vëmendjen ndërkombëtare ndaj SuperLigës turke.
Aktualisht, Mesi është pjesë e Inter Miami në SHBA. Së fundmi është shpallur fitues i “Golden Boot” në MLS, duke treguar se edhe në moshën 38-vjeçare mbetet një nga lojtarët më vendimtarë në botë.
Një kalim i përkohshëm në Turqi do të ishte një mundësi unike për tifozët turq dhe evropianë për ta parë nga afër.