Connect with us

Kronike

‘E do sakat apo…’, kush është ‘Manueli’ që e donte të vdekur Vis Martinaj?

Vrasja e Kleant Musabelliut ish-punonjësit të Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve duhej të kryhej, dhe për këtë ishte vendosur një afat.

Deri në 1 shtator 2020, vrasja duhej të ishte realizuar, dhe se ajo do behej qoftë dhe për opinion dhe reputacion.

Paralelisht me përgatitjen e vrasjes së Gjin Boriçit, në ditët e para të Gushtit 2020, grupi përgatitej për vrasjen e Kleant Musabelliut në Tiranë.

Vrasjen e kërkonte Pëllumb Gjoka, ndërsa atë do e kryente Ervis Martinaj dhe Behar Bajri.

Ky i fundit në datën 8 gusht kishte organizuar vrasjen e Gjin Boriçit dhe më tej do vrisnin dhe një person tjetër në Tiranë të quajtur “Manuel”.

Edhe ekzekutimi i Manuelit do realizohej për llogari të Martinaj, ku shkëmbimi do ishte 1 me 2 viktima.

Musabelliu, në 2017 për shkak të një sherri për fëmijët, i kishte futur një plumb në këmbë, Pëllumb Gjokës, duke i ulur reputacionin dhe plagosur lehtë.

Me ligj Gjoka e kishte falur, por me kanun jo. Madje dyshohet se i ka çuar fjalë se ishin në gjak me të.

Musabelliu u akuzua për kanosje me armë dhe plagosje të lehtë me dashje.

Por për shkak të faljes ligjore që bëri Gjoka, ish-punonjësi i burgjeve, përfitoi dhe çështja penale kundër tij u pushua.

Musabelliu qëndroi në burg vetëm gjatë kohës së paraburgimit.

Por pas daljes nga burgu, Gjoka vijoi ta përndjekë me qëllim vrasjen e tij në shenjë hakmarrje, dhe për këtë punë ai kishte ngarkuar Behar Bajrin, Ervis Martinaj dhe Klodor Hakaj.

Klodor Hakaj, është njeriu që ka survejuar hap pas hapi objektivin dhe në kohë reale, ka njoftuar Pëllumb Gjokën.

Sipas dosjes në 3 gusht 2020 ora 09:53 Pëllumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e C5FFC8 i identifikuar si shtetasi Klodor Haka.

Klodori i shkruan, A4321YD “…të takoj sot, një pallat larg meje, e pash rastësisht se isha me të shtëpisë, e ndoqa dhe shkoj tek një banke. E kam ndjek gjithkund, është tek një bankë tani. Ky merr rrogë, është akoma tek bankomati duke prit radhën. Ai është, se kam 15 minuta duke e ndjek, po s’mund ti afrohem afër se kam shumë duke e ndjek.”

Klaodori i dërgon Pëllumbit disa foto të një personi i cili ka karakteristika fizike të ngjashme me shtetasin Kleant Musabelliu.

Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e C5FFC8 i identifikuar si Klodor Haka.

Klodori i shkruan, se “…harrova me të thënë atë ditë, “qera e vdekjes” i kishte ra krejt, por do i q****t motra atij kurve. Është zbukuru, i ka ra nuri i vdekjes. I ka çu zoti ferrë në der të shtëpisë, hahaha…”

Vrasësit dyshohet se i kishte sjellë nga jashtë Behar Bajri.

Në një bisedë mes Behar Bajrit dhe Pëllumb Gjokës, Behari i shkruan duke e pyetur nëse, e do sakat apo të vdekur se unë ju kam thënë të vdekur, por thash të të pyes një herë.

Pellumbi përgjigjet që, të vdekur vëlla. Behari i shkruan, se këta më kollaj e kanë të vdekur. Pëllumbi i përgjigjet, edhe unë ashtu e dua.

Ndërsa ky i fundit e porosit Pëllumb Gjokën që të ekspozohet shpesh nëpër vende ku ka kamera, me qëllim ti përdorë më pas si argument nëse lindin dyshime mbi të.

Sipas dosjes franceze të siguruar nga “Ora News”, në datën 10 gusht 2020 në orën 20:29 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e CSFFC8 i identifikuar si Klodor Haka.

Klodori i shkruan që takova ato njerëzit në Tiranë, i çova tek shtëpia e atij, ja tregova cdo gja, hyrje-dalje, rrugën që bën i dhash dhe foto dhe skicën. Ato u dukën kamikaz për këtë punë, foli me siguri dmth ik pa merak vlla e ke të kryme. Ishalla po e kryjm tha për dy dit ose një javë. U futa me makinë të tyre andej. Tash fol me Visin se ja kam dhënë foto atyne unë, ccdo gjë ja kam detaju. Ka një favor se aty hyn dhe aty del, s’ka rrugë tjetër. Oraret nga cila orë mund të dali, deri në ccfarë ore. Foli me siguri, po tha Visi tha, i q***t motra e ke në tokë. Gjushin me motorr, ishte bashkë me një tjetër që e njoh unë, është shumë i mirë për motor.

Në orën 20:47 Klodor Haka duke përdorur C5FFC8 komunikon me përdoruesin e NP8LS4 i identifikuar si Ervis Martinaj. Klodori e pyet, nëse e takove shokun? Në vazhdimësi Klodori i tregon që e takova, e çova tek shtëpia, ja tregova rrugën, oraret kur lëviz, ja dhash dhe foton se kush është, çdo gjë e ka të qartë. Tani lidhu vetë ti me të se më tha që skam fol me “V”. Ja dhash te gjitha infot, se vetëm një opsion, nga hyn dhe del në një vend, e ka skicën e bërë. Se e ka direkt në rrugë dhe e ka mbarë aty. Gjithsesi po erdhe ti më shkruaj, natën.

Në orën 22:10 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka. Behari i shkruan …shpejt kryhet puna, fola me të…

Më datë 11 gusht 2020 në orën 14:43 shtetasi Edmond Preka duke përdorur GSKC24 komunikon me përdoruesin e C5FFC8 i identifikuar si Klodor Haka.

Ky i fundit i shprehet që mbrëmë u takova me do njerëz se kisha pak punë andej nga lagja ime. Më datë 12.08.2020 në orën 11.46 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pellumb Gjoka.

Behari i shprehet duke i thënë, “…o vëlla afati është deri me 1 shtator mund ti shkoj atij, është punë orësh, punë ditësh. Këtë muaj rri nëpër kamera.

Pellumbi e pyt se, “…kur e mendon ditën dhe Behari i tregon që unë me atë jam marrë, i thash si e kena lënë dhe më tha që nuk e kap data 1 shtator dhe e kam pre dorën me të. Dhe pastaj kam me ja kry atë kurvën tjetër, dy për një. Ai që iku dhe ky “Manueli” duhet me ja kry meqë ta kryn këtë.

Pëllumbi i shkruan, …ok vëlla….

Behari i shkruan, që fleje mendjen se nuk ma han fjalën se me fitim ka dal ky dhe nuk është se është duke bërë gjë gratis. Pëllumbi i shkruan që, shikoje vetë vetëm mos na fut në borxh tek ai.

Behari i shkruan që, nuk është punë borxhi, kët e kryn dhe atë herë ja kryj unë atë, ashtu e kena lënë sepse bëra muhabet edhe kur ika me taku Benin dhe më tha që do të ndihmoj, se duhet ma e kryj atë kurv në Tiranë. Tash po presim mu kry. Se më ka kap inati dhe mua për të, për opinion duhet me ik ai.

Pëllumbi i shkruan që, po po ai duhet me ik.

Më datë 13 gusht 2020 ora 01:15 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pellumb Gjoka.

Behari i shkruan që, …para datës 1 është e kryme puna jote, Pellumbi i përgjigjet, ok vëlla.

Në orën 15:24 Klodor Haka duke përdorur C5FFC8 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pellumb Gjoka dhe Klodori i shprehet që, krejt mirë është situata, çështje ditësh, plus, minus me orë të numëruara është.

Në orën 20:59 Klodor Haka duke përdorur C5FFC8 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka. Klodori i kërkon Pellumbit që, ti dërgoj fotot që i ka pas dhënë këtu në “Sky”. Është mirë puna vetëm më duhej noj foto se i kam pas heq atë ditë në Shkodër. I dua për “Kapedanin” se donte me i pa, se unë i kam pas fshi.Kan has njerëzit pa merak.

Kishte qef “Kapedani” me i pa, po unë i kam pas fshi, që tek puna e Shkodrës, prandaj ti lypa ty. Është çdo gjë në rregull kan has dhe njerëzit në të, nuk ngatërrohet ky se është i vecantë me njerëzit e normal. Eshtë çdo gjë e detajuar, informacioni 10, çdo lëvizje, çdo rrugë, oraret të gjitha. E shikoj me orë të numëruara, shpejt do ham darkën.

Në orën 21:27 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pellumb Gjoka. Behari i shkruan që, deri ditën e diel mos hajde në Tiranë sepse do kryhet, të hënën mundesh me ardh.

Pëllumbi i përgjigjet që, këtu kam nejt në kamera.

Behari i shkruan duke e pyetur nëse, e don sakat apo të vdekur se unë ju kam thënë të vdekur, por thash të të pyes një herë.

Pellumbi përgjigjet që, të vdekur vëlla. Behari i shkruan, se këta më kollaj e kanë të vdekur. Pëllumbi i përgjigjet, edhe unë ashtu e dua.

Kronike

Të groposura ose në kasaforta, si u gjetën milionat e eurove të grupeve kriminale

Të tjera detaje kanë dalë nga megaoperacioni i zhvilluar nga SPAK në disa qytete të vendit, ku u nxorën të paktën 50 urdhër-arreste për personazhe të njohur të botës së krimit në vend.

Sipas burimeve nga vetë SPAK, bëhet me dije se megaoperacioni ka zgjatur për rreth 20 orë dhe është shtrirë në disa nga qytetet kryesore të vendit si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen.

Nga këto urdhër-arreste deri më tani janë ekzekutuar 20 prej tyre, 14 prej të cilave në Shqipëri dhe të tjerat jashtë vendit.

Po ashtu bëhet me dije se janë kontrolluar rreth 50 objekte banimi, përfshi ato të Avdylajve në Shijak, Bamëve në Nikël, klanit Duka në Tiranë dhe të Fatmir Hysenit në Vlorë.

Nga operacioni janë sekuestruar rreth 1 milion euro kesh, një sasi e madhe orash të shtrenjta me vlerë rreth 500 mijë euro e automjete të blinduara me vlerë rreth 500 mijë euro. Vlera totale e parave, makinave dhe sendeve me vlerë të sekuestruara shkon në rreth 4.5 milionë euro.

Ajo që bie në sy është se nga fotot e operacionit, sasia e madhe e parave është kapur një pjesë e tyre të groposura në fuçi, ndërkohë që pjesa tjetër në kasaforta brenda banesave të bastisura nga forcat speciale.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e personave të tjerë për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet.

Continue Reading

Kronike

Detaje nga ngjarja e rëndë në Lushnjë: Vajza në prag divorci, ishte kthyer te shtëpia e prindërve, shkak një konflikt i çastit

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Lushnjë, ku babai Behar Musaku plagosi vajzën e tij Rudina Musaku dhe më pas vrau veten.

Burime nga Komisariati i Lushnjës thanë për ABC News se Rudina Musaku, nënë e dy fëmijëve kishte një javë që qendronte në shtëpinë e prindërve pasi ishte në prag divorci me bashkëshortin.

Ajo ishte larguar nga banesa bashkëshortore në Berat. Ndërsa, fëmijët ndodhen në Berat.

Gjendja e saj shëndetësore është e rëndë pasi është qëlluar me armë gjahu nga një distancë e afërt. Shkak dyshohet një konflikt i çastit babë e bijë.

Ndërkohë, po merret dëshmia e familjarëve të tjerë, të cilët ndodheshin në banesë në momentin kur ndodhi ngjarja.
Continue Reading

Kronike

Tori Xheçuka u iku në Dubai, bashkë me vëllain morën pjesë në vrasjen e Shkëlzen Kastratit, u dënua me 4.6 vite për at*entatin ndaj Enrik Metës

    

Hektor alias Tori Xheçuka, është një nga personat e shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme SPAK. Policia e Shtetit, e ka konsideruar  si një vrasës me pagesë, por Xheçuka nuk u bw e mundur të arrestoheej nga RENEA, për shkak se është larguar në Dubai.

Përmes hetimeve të kryera nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Alfred Shehu, mbi një material të aplikacionit SKY, që ka mbëritur në Shqipëri këtu e tre vite më parë, SPAK finalizoi hetimin me 50 urdhër-arreste.

Materiali voluminoz që sot SPAK e ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme tek Atalanta Zeqiraj, ka mbërritur në Shqipëri disa muaj para se të vritet në 2022 në Fushë-Krujë, Briland Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Dy nga episodet kriminale që SPAK, pretendon se ka arritur të zbardhë është vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier dhe Enrik Metës në Burrel.

Për këto dy ngjarje, SPAK ka lëshuar urdhër arresti për Tori Xheçukën dhe disa persona të tjerë.

Por që nga momenti kur kanë ndodhur këto ngjarje, Policia e Shtetit dhe prokuroria e Fierit dhe ajo e Matit, kanë dalë me konkluzione të qarta, se kishin arritur të zbardhnin krimet dhe të vinin në pranga disa persona.

Sipas hetimeve të SPAK, Xheçuka, del se ka pasur rol të caktuar dhe në vrasjen e Shkëlzen Kastratit në qytetin e Fierit.

Pavarësisht se kjo ngjarje deri diku është zbardhur nga Prokuroria e Fierit, duke dënuar me 19 vite njërin nga të arrestuarve Albert Zaja, SPAK pretendon se ka zbardhur rolin e personave të tjerë në këtë vrasje.

Për këtë çështje, prokurori i Fierit Dorian Tafili, kishte kërkuar për Zajën 25 vite burgim, por gjykata vendosi ta dënojë atë me 21 vite heqje lirie.

Ndërkohë, Apeli Tiranë e dënoi përfundimisht me 19 viite heqje lirie.

Në këtë ngjarje kriminale besohet se ka marrë pjesë dhe Elson Xheçuka, vëllai i Hektor Xheçukës nga Kamza.

Ndaj Elsonit dhe dy personave të tjerë Elmir Tufa dhe Silvio alias Roland Cara, prokuroria e Fierit ka lëshuar masa arresti, por ende nuk janë ekzekutuar nga policia. Ata vijojnë të jenë në kërkim.

Çështja hetimore ndaj tyre, është kthyer për rihetim nga gjykata e Fierit. Për tre personat e mësipërm, gjykata ka caktuar për prokurorinë rreth 80 detyra proceduriale hetimore, me qëllim saktësimin e rolit të secilit prej tyre. Ndërkohë, tashmë ky hetim në dorë është marrë nga SPAK.

Deri më tani mendohet se Elson Xheçuka, është personi që ka qëlluar me armë Shkëlzen Kastratin. Njëri nga pjesëmarrësit në këtë vrasje, Elmir Tufa, vijon të jetë në kërkim edhe për një ngjarje tjetër kriminale, atë të grabitjes së 25 shtatorit 2018, në Vlorë, ngjarje për të cilën është dënuar me 16 vite burgim për akuzën e “Grabitjes me armë”.

Shkëlzen Kastrati (40-vjeç), u ekzekutua paraditen e 1 shkurtit pranë Rrethit në fshatin Sheq në Fier. Ai u qëllua nga një makinë tip “Range Rover”, që pas vrasjes u gjet e djegur te “Mbikalimi i Baltzës”.

Dyshohet se ngjarja lidhet me një përplasje të vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati, për shkak të përfshirjes së vëllait të tij, Klementit në një sagë hakmarrjeje me Ermal Binjakun.

Në vitin 2016, një atentat i ngjashëm iu bë të vëllait tek Ura e Mbrostarit në Fier, por plumbat i mori shoku i tij, Denis Kasaj, i cili humbi dhe jetën

Ndërkohë për tentativën e vrasjes së Enrik Metës të ndodhur në Burrel, është arrestuar fillimisht Tori Xheçuka dhe pas disa muaj është liruar nga apeli, duke caktuar masën e “arrestit në shtëpi”.

Hektor Xheçuka, fillimisht është akuzuar nga prokuroria e Matit për veprën penale të “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë në dëm të Enrik Metra dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Për këto dy akuza, prokuroria e Matit, ka kërkuar dënimin deklarimin fajtor dhe dënimin me 6 vite burgim të Hektor Xheçukës.

Ndërsa trupi gjykues i përbërë nga Armela Hasantari, dhe dy gjykatësit e Tiranës, Artan Gjermeni e Lazër Sallaku, vendosën të kualifikojnë akuzën ndaj Hektor Xheçukës, nga “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë në “Plagosje e rëndë me dashje”, duke e dënuar Xheçukën me 4 vjet e 8 muaj burgim.

Ky vendimin është apeluar nga prokuroria e Matit, e cila kërkon në gjykatën e Apelit Tiranë, dënimin me 6 vite burgim të Xheçukës.

Por teksa Xheçuka ka qenë në pritje për t’u gjykuar në Apel, e njëjta gjykatë ka marrë në shqyrtim një kërkesë për lirimin e Xheçukës, nga masa e “arrestit në burg” në atë të “arrestit në shtëpi”.

Kjo kërkesë është pranuar nga gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka urdhëruar që Xheçuka të qëndronte i mbyllur në banesën e tij në Kamëz.

Por Xheçuka nuk e ka zbatuar këtë masë sigurimi, duke lëvizur disa herë nga shtëpia dhe më pas arrestuar nga policia, por sërish atij nuk i është revokuar masa e “arrestit në shtëpi”.

Xheçuka tashmë është larguar në drejtim të Dubait, duke ju shmangur ndjekjes nga strukturat e policisë kriminale dhe SPAK.

Continue Reading

Kronike

Operacioni i SPAK, zbardhet identiteti i 9 të arrestuarve që kanë dalë para GJKKO-së

Ditën e sotme po mbahet se seanca për të arrestuarit që u vendosën në pranga në kuadër  të operacionit të SPAK. Operacion nga i cili u goditën 7 grupet më të fuqishme kriminale.  Ndërkohë janë zbardhur emrat e personave që kanë dalë sot para gjykatës ndërsa tre prej tyre janë dënuar në burg.

Të arrestuarit në lidhje me operacionin e SPAK janë Miri Bruli, Naim Stafuka, Blerim Abazi, Armando Ndreca, Dejvis Bajramaj, Drianto Bardhi, Viktor Bajraktari, Satilno Basho, Robert Laçi. Mësohet se Bajrajtari, Basho dhe Laçi janë të dënuar me burg dhe ndodhen në burg te 302, në Fier dhe Fushë-Krujë.

Nga operacioni i spak janë arrestuar 10 perosna, ndërsa 30 të tjerë janë ende në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka. Operacion nga i cili u goditën 7 grupet më të fuqishme kriminale. Nga 50 urdhër arreste në total, 14 prej tyre janë ekzekutuar në vendin tonë, ndërsa 6 të tjera jashtë shtetit, konkretisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë.Gjatë kontrolleve të zhvilluara në vilat e bosëve të krimit janë gjetur reth 3 mln euro cash si dhe flori e pasuri të tjera, në total 4.5 mln euro.

Continue Reading

Kronike

E denoncoi më 7 maj/ Fjalët e fundit të shqiptares para se ish-bashkëshorti ta vr*iste: Më ruan me…

Mediat greke, vijojnë historinë tragjike të shqiptares së vrarë Enkelejda Denaj, në Athinë nga ish-bashkëshorti Eduard Danaj.

Enkelejda Denaj, e cila u masakrua me thikë, ka jetuar në një ferr me rrahje, abuzime dhe sharje,

Raporti mjeko-ligjor i trupit të vlonjates, përshkruan 15 plagë me thikë në të gjithë trupin.

Enkelejda u takua me Eduardin kur ishte 17-vjeç dhe të dy lanë Vlorën, për një të ardhme më të mirë në Greqi. Në moshën 19-vjeçare, lindi vajza e parë, por sipas dëshmisë së viktimës të dhënë në 7 maj kur denoncoi për herë të fundit ish-burrin për dhunë, ajo ka treguar se asnjëherë nuk shkuan mirë si çift.

“Më ka kërcënuar, abuzuar shumë herë, më ka mërzitur. Kam raportuar disa incidente por jo të gjitha”, ka dëshmuar 40-vjeçarja.

Ajo ka deklaruar më 7 maj në polici se ish-bashkëshorti e ka vëzhguar prej një jave me makinë jashtë shtëpisë së saj. Enkelejda ka deklaruar se iu afrua dhe i tha se çfarë bën këtu, po ai e ka rrahur dhe duke i thënë se do ta djegë.

Në polici autori i krimit, ka thënë se një foto në “Facebook” e çoi në vendimin për të thurur planin për ta vrarë. Ai pretendon se e ka parë Enkelejdën të shfaqte foto me një burrë tjetër dhe vendosi t’i jepte fund gjithë kësaj.

“Nuk durova ta shihja të dashurin e saj. Ai po ngiste makinën time dhe unë punoja dy punë”, ka thënë shqiptari në polici.

“E mendova me shumë kujdes dhe vendosa që një natë më parë. E dija se sa orë shkon ajo në dyqanin ku punon dhe pa humbur kohë mora një thikë nga shtëpia dhe shkova në vendin ku e dija se do të shkonte në punë. Sapo e pashë që po vinte, iu afrova i thashë “çfarë ka ndodhur, a je mirë, të ngjitemi në shtëpi” dhe ajo m’u përgjigj “nuk kemi punë të shkojmë në shtëpi”. Këto ishin fjalët e saj të fundit, kur u sulmua e thikë deri kur e ka lënë të vdekur në vend. Pastaj u largova nga atje në këmbë, shkova për dy orë për të fjetur në një hotel dhe kur u largova atje kërkova alkool dhe fillova të endem nëpër rrugë”, ka deklaruar 50-vjeçari.

Skena e krimit është kapur nga kamerat e sigurisë dhe ka qenë vajza e çiftit, që i ka thënë policisë se cilat kamera kishin filmuar ngjarjen në vendin e sulmit.

Vetëm 4 orë para vrasjes, ai ka shkuar dhe ka blerë birra dhe shfaqet pranë këtij koshi, duke hedhur një qese me shishet e birrës, ndërsa pas krimit ka hedhur celularin për të mos u zbuluar nga autoritetet.

Dëshmitarë në median greke flasin se çifti debatoi, Eduardi theu shishet e birrës ndërsa Enkelejda bëri gjithçka për të shpëtuar veten.

Më herët, familjarët e saj dëshmuan dhunën barbare të Eduard Denaj ndaj Enkelejdës, madje edhe kur ishte shtatzënë ish-burri I ka future kokën në kovë e zbardhues rrobash.

Të hënën në 20 maj, shqiptari do të dalë në gjyq për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING