Connect with us

Rajon

“E dridhem Shkupin burra! Jemi gati për…”/ Mbyllet protesta për gjuhën shqipe në Shkup

Protesta e studentëve shqiptarë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut është mbyllur. Ata falenderuan të gjithë studentët të cilët erdhën nga Tirana dhe Prishtina në mbështetje të tyre, ndërsa theksuan se i gjithë Shkupi u dridh sot nga tubimi i tyre paqësor.

“Mos zvarrisni e hapni plagë të reja për të harruar të vjetra. Ne jemi gati. Sot u dridh i gjithë Shkupi. Heshtja nuk është opsion, le ta dëgjojë çdo institucion”, shprehen ata.

Studentët shqiptarë në Maqedonin e Veriut u mblodhën në sheshet dhe rrugët kryesore të Shkupit për të protestuar për gjuhën shqipe, ndërsa kërkuan që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe. Në thirrjet e tyre, ata kërkuan dorëheqjen e kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoski dhe ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov.

Advertisement