Kronike
E FUNDIT/ Merr flakë gjatë ecjes makina, detajet e para
Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën Vlorë-Fier. Policia bën me dije se për fat të mirë nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:40, në autostradën Vlorë-Fier, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në një automjet në lëvizje, me drejtues shtetasin P. M. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.