Connect with us

Kronike

E goditi me thikë në qafë, del foto e viktimës e autorit, ‘arsyeja’ një proshutë

Të tjera detaje janë zbardhur nga krimi i rëndë që u shënua sot në Komunën e Parisit në Tiranë, ku 41-vjeçari Filip Shehu vrau me thikë kolegun, 34-vjeçarin Indrit Ismaillari.

Autori dhe viktima kanë qenë duke gatuar të dy dhe kanë pasur konflikt për punën.
Debati ka nisur për tasin e proshutës, pra konflikti ka patur si motiv banal mosmarrëveshjen në punë.

Gjatë konfliktit autori ka marrë thikën e kuzhinës dhe ka qëlluar Ismaillarin në mes të lokalit në sy të shumë klientëve.

Mësohet se autori e ka goditur me thikë në qafë viktimën, duke i shkaktuar vdekjen. Ai është neutralizuar nga stafi i lokalit, pasi nuk po e ndalonte sulmin ndaj viktimës.

Advertisement