Connect with us

Rajon

E ka njohur si derri/ Jeremiç për njohjen e Kosovës

Kryetari i Partisë Popullore serbe, Vuk Jeremiç, ka vlerësuar se procedura për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara (OKB) do të fillojë nëse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk shkon në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe nuk thotë se Serbia është kundër.

Ai ka deklaruar për portalin serb Nova.rs se procedura do të fillojë nëse Vuçiq “nuk i fton anëtarët e Këshillit të Sigurimit, përfshirë Rusinë dhe Kinën, të votojnë kundër”.

“Vucic nuk ka pse t’i thotë askujt “turp të kesh”, por thjesht të përdor një gjuhë të civilizuar për të thënë se Serbia është kundër anëtarësimit të Kosovës në OKB”, ka thënë Jeremic.

Sipas tij, Kosova “nuk është shtet dhe nuk do të bëhet” nëse nuk zbatohet plani “franko-gjerman”, sepse Kosova ende nuk është anëtare e OKB-së.

Ai ka akuzuar Vuçiqin se ka gënjyer se nuk e ka pranuar marrëveshjen “franko-gjermane”, por “vetëm konceptin”, dhe ka shtuar se sipas këtij plani, Kosova është shtet i pavarur fqinj me Serbinë.

“Marrëveshja u publikua në faqen e internetit të Komisionit Evropian, zëvendës presidenti i të cilit Josep Borrell ka thënë më 27 shkurt se plani është dakorduar, dhe Vuçiq atë mbrëmje nuk tha se nuk e pranoi atë plan, por shikonte në tokë dhe thoshte se e ka vështirë”, ka thënë Jeremiq.

Sipas fjalëve të tij, Vuçiq ka pranuar edhe marrëveshjen edhe zbatimin e saj, dhe kjo është e padiskutueshme.

Ai ka deklaruar se tashmë ka filluar zbatimi i planit “franko-gjerman” dhe se dy pikat e para të zbatimit të planit tashmë janë zbatuar.

Advertisement