Connect with us

Politike

E kritikoi për takimet/ Salianji i kthehet ashpër Berishës: Cili nen i statutit na ndalon të takojmë demokratët?

Vijojnë debatet në mbledhjen e kryesisë së PD, mes Ervin Salianjit dhe liderit të opozitës, Sali Berisha dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka.

Shkak është bërë lëvizja që ka nisur Salianji, si anëtar i kryesisë së PD, në mbarë vendin, me qëllim riorganizimin e strukturave të PD.

Nga burimet brenda mbledhjes së kryesisë, mësohet se Salianji i është drejtuar Berishës se “cili nen i statutit, ndalon anëtarët e kryesisë të takojnë demokratët”.

Më tej ai ka vazhduar duke iu drejtuar Nokës dhe Berishës se “sot mendova se e kishim mbledhjen për të rrëzuar Ramën, e paskeni me mua. Po e zhvendosni vëmendjen plotësisht nga Rama”.

 

Noka i është drejtuar Salianjit me fjalët: “Me këtë që po bën, po u shërben atyre që ke përballë”.

Nga ana e tij, Salianji i është përgjigjur: “Jep dorëheqjen, Flamur, e ke shkatërruar partinë, dhe gabimi me Avokatin e Popullit është përgjegjësi e jotja”.

Advertisement