✦
Thinking ...
Connect with us

showbiz

“E mirë në ekran, egoiste jashtë”/ Roza Lati refuzoi pjesemarrjen ne Ferma Vip vetem prej Arbana Osmanit?

Roza Lati ka zbuluar se ajo dhe nëna e saj, aktorja Rita Lati, kanë refuzuar një ofertë për t’u bërë pjesë e reality show-t “Ferma VIP”. Sipas moderatores, vendimi u mor pasi mësoi se spektakli do të prezantohej nga Arbana Osmani.

E ftuar në emisionin “Me Nder Jush” në Andale Media, Roza foli për televizionin shqiptar dhe vlerësimin që, sipas saj, u bëhet profesionistëve me përvojë. “Profesionistët e vjetër nuk po marrin atë që meritojnë”, u shpreh ajo, duke përmendur figura të njohura që, sipas saj, mungojnë prej kohësh në ekran.

Gjatë bisedës, Lati përmendi edhe Arbana Osmanin, duke sqaruar se moderatorja vijon të jetë aktive në televizion përmes “Ferma VIP”.

“Unë dhe mamin na kërkuan te Ferma dhe refuzuam kur mora vesh që ishte Arbana që prezantonte”, deklaroi Roza, duke zbuluar kështu arsyen e vendimit të saj dhe të së ëmës.
E pyetur për qëndrimin ndaj Osmanit, moderatorja bëri dallimin mes paraqitjes së saj në ekran dhe sjelljes që, sipas perceptimit të Rozës, ajo shfaq në prapaskenë.
“Arbana para ekranit është shumë e mirë, por në prapaskenë është pak egoiste në drejtimin e ekranit, ka pak ego”, u shpreh ajo.

Roza la të kuptohej gjithashtu se oferta financiare për pjesëmarrjen në spektakël ishte e konsiderueshme, por nuk kishte mjaftuar për ta bindur të ndryshonte mendje.
Gjatë intervistës, ajo foli edhe për mungesën e saj në televizion, duke e lidhur atë me kushtet e bashkëpunimit që i janë ofruar. Sipas Latit, përvoja e fituar ndër vite e bën atë më të kujdesshme në përzgjedhjen e projekteve dhe nuk është e gatshme të pranojë çdo ofertë vetëm për të qenë e pranishme në ekran.

Deklaratat për Arbanën përfaqësojnë vlerësimin personal të Rozës, ndërsa deri më tani nuk është bërë publik ndonjë reagim i Arbana Osmanit lidhur me komentet e saj.

Advertisement