Connect with us

Kosova

E pazakontë/ I iku gruaja nga shtëpia, dhëndri i ve flakën lokalit të vjehrrit

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Kosovë, mbrëmjen e kaluar. Një i ri i ka vënë flakët lokalit të vjehrrit të tij, pasi i ishte larguar bashkëshortja nga shtëpia.

Policia në Kosovë bën me dije se i dyshuari është arrestuar mëngjesin e sotëm pas gjetjes së provave materiale nga policia. Atij i janë gjetur shkrepëse për ndezjen e zjarrit, një uniformë ushtarake, një radiolidhje dhe 22 aparate për prodhimin e kriptovalutave.

Ndërkohë që Prokuroria vendosi që i dyshuari të mbahet në paraburgim për dy ditë.

Njoftimi i plotë:

 Policia e Kosovës me datë 09.12.2023, rreth orës 23:00, është njoftuar se në afërsi të Kuvendit Komunal në Zubin Potok një lokal ka marr flakë dhe është duke u djegur. Menjëherë njësia policor i është përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes që ndodhej në rrugën “Kolasinski Knjezeva”.

Zjarri fillimisht është lokalizuar nga zyrtarët policor që gjendeshin në sigurim të objektit komunal në Zubin Potok së bashku me pronarin e lokalit, përderisa në vend të ngjarjes gjithashtu ka dal edhe njësia e Zjarrfikësve. Përveç dëmeve materiale fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar.

Sipas informacioneve fillestare, hetimeve preliminare policore dhe dëshmive të gjetura nga policia në vendin e ngjarjes dyshohej se zjarri është shkaktuar qëllimshëm.

Pas veprimeve të shpejta hetimore dhe burimeve operative në ora 00:50, Policia e Kosovës ka arrit ta identifikoj dhe ta arrestoj personin e dyshuar të përfshirë në këtë rast në rrugën “Kolasinskih Knjezeva” në Zubin Potok, në përpjekje për tu larguar/ikur  nga vendi i ngjarjes, ku i njëjti gjithashtu kishte tentuar qe t’ia vë flaken edhe shtëpisë private të pronarit të njëjtë.

Të dyshuarit tani më të arrestuar në posedim i janë gjetur dhe konfiskuar mjetet për vënie të zjarrit:

-Një (1) Shishe plastike e mbushur me benzinë e modifikuar si koktej molotovi dhe

– Dy (2) Shkrepëse për ndezje të zjarrit.

Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar:

– Një (1) Radiolidhje,

– Një (1) Uniformë ushtarake,

– Dy (2) Pllaka të antiplumbit

– Një (1) palë trenerka me njolla gjaku, si dhe

– Njëzet e dy (22) aparate për prodhimin e kriptovalutave.

Sipas informatave dyshohet se i dyshuari këto veprime i ka marr ndaj pronave të familjes së gruas së tij, si pasoj e një mosmarrëveshje paraprake me gruan, pasi që kjo e fundit ishte larguar nga shtëpia dhe kishte shkuar që të jetoj në familjen e vet.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe njësia e hetimeve rajonale të cilët kanë kontaktuar me prokurorin kujdestar dhe me udhëzim të tij ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48-orë për procedura të mëtejme ligjore.

Kosova

Serbët, ZEZAKET e Perëndimit dhe lobimi me para i shqiptarëve, sipas gazetares Smajloviç

“Mbulimi i Serbisë nga mediat perëndimore nuk mund të krahasohet me situatën e viteve 1990 për Kosovën, por vëren se “formula e vjetër” mbetet dhe se qëndrimi i përgjithshëm nuk ka ndryshuar, pavarësisht se Serbia dhe çështja e Kosovës nuk janë më në krye të agjendës së Perëndimit” – kështu është shprehur gazetarja serbe Liljana Smajlović, dhe sipas saj, formula e vjetër nënkupton dy gjëra.

“Ballkanizmi, pra ne jemi ballkanasit, popuj që shkojmë shpejt në regresion, në urrejtje shekullore, etj. Një konstante tjetër është se ‘serbët bënë gjenocid, ata janë maniakë gjenocidalë. Ne për Perëndimin jemi ‘zezakë’ dhe ky qëndrim i përgjithshëm nuk ka ndryshuar, pavarësisht se rrallë interesi duket se inkurajon ndonjë redaksi të interesohet për njerëzit në veçanti në Serbi dhe në përgjithësi në Ballkan” – deklaroi Smajlović duke shtuar se më së shpeshti ka fluks të parave të lobimit shqiptar apo boshnjak.

Për gazetaren serbe, edhe në rastet kur raportohet për Serbinë, është interesimi i madh i dikujt, si përshembull politikanes britanike Alicia Kearns.

“Unë do të thosha se ajo është arsyeja pse disa media britanike herë pas here kanë kritika të ashpra ndaj Serbisë. Sipas tyre, për gjithçka që ndodh në Ballkan, fajin e kanë serbët” – theksoi Smajlović duke shtuar se kjo tendencë vihet re edhe tek disa persona, profesorë, ekspertë të organizatave joqeveritare.

“Jasmin Mujanoviç, është shumë aktiv në Twitter, ato janë formulat më të thjeshtuara, të gjitha bardh e zi. Ai është burimi dhe mbështetësi i tezave shumë tezave të rreme, si psh se Serbia po blen një numër të madh të dronëve iranianë, kështu që ajo është e rrezikshme, mund të sulmojë Kosovën dhe tashmë po destabilizon edhe Bosnje Hercegovinën. Kurse kur bëhet fjalë për mediat amerikane, ato as nuk janë të interesuara për atë që po ndodh, përveç disa përballjeve me kundërshtarët politikë” – deklaroi gazetarja serbe.

“Trump në fakt nuk ka media, ai ka disa rrjete sociale, ku Richard Grenell është me shumë ndikim, dhe kjo është vërtet e dobishme për Serbinë, ndryshe nga çfarë po bëjnë tani “Biden dhe europianët” – potencoi Liljana Smajlović.

Ajo gjithashtu tha se përjashtim në mediat gjermane bën Mihael Martens, i cili siç u shpreh gazetarja, e njeh shumë mirë rajonin dhe gjuhën.

“Ai lexon çdo gjë dhe kudo që gjen ndonjë informacion, i fryn dhe i jep rëndësinë maksimale. Kështu ai dëshmoi se nuk është e vërtetë që serbët po largohen nga Kosova, dhe nëse ata po largohen, nuk është për shkak të presionit ndaj serbëve. Ai aktualisht po lufton tmerrësisht që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, dhe që asociacioni të mos jetë kusht” – theksoi Smajlović, sipas së cilës Martens është një nacionalist tipik gjerman, paksa i djathtë, “që i pëlqen të ketë kafshë shtëpiake, këto janë të preferuarat e tij në Ballkan”.

Smajloviç gjithashtu hoqi paralele me fillimin e viteve nëntëdhjetë, kur Gjermania donte të njihte Kroacinë dhe Slloveninë, por vendet e tjera nuk deshën.

“Francezët dhe anglezët ishin mjaft skeptikë, por Gjermania ishte në Mastriht, kur u krijua BE, ata bënë lëshime të ndryshme në mënyrë që Anglia dhe Franca të binin dakord për politikën gjermane në Ballkan. Pra, vetëm Gjermania u interesua vërtet, Franca dhe Anglia janë teorike, ishin më shumë në anën tonë, sepse dikur ishim aleatë, por sapo gjetën ndonjë interes të madh, na hodhën poshtë si krejtësisht të parëndësishëm. Diçka e ngjashme po ndodh sot” – deklaroi Liljana Smajlović, sipas se cilës, megjithatë mbulimi i mediave perëndimore në vitet nëntëdhjetë dhe kjo tani nuk mund të krahasohen.

“E dini kur mund të shihni se ka ndonjë interes dhe plan real të rëndësishëm? Kur ka lidhje me Kosovën si në vitin 2004, kur statusi ishte i pazgjidhur dhe politika e standardeve para statusit ishte e vlefshme. Kur pasuan një breshëri artikujsh dhe çdo javë botohej një artikull nga ndonjë ekspert, kundër Serbisë. Nuk ishte produkt i parave të shqiptarëve, edhe pse ndoshta paratë dhe lobimi shqiptar ndihmuan. Ishte vendim i Departamentit të Shtetit” – theksoi gazetarja serbe.

Continue Reading

Kosova

Hakerët godasin faqet e institucioneve/ Gërvalla: Rusia ka sulmuar Kosovën në mënyrë hibride

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, ka njoftuar sot se Rusia aktualisht po kryen një sulm hibrid ndaj Kosovës.

Gërvalla, përmes një postimi në rrjetin social “X”, tha se sulmi hibrid rus ndaj Kosovës ka ardhur pas njoftimit të Kosovës se do të mbështesë me pajisje ushtarake Ukrainën

“Rusia po e sulmon Kosovën në një mënyrë hibride sot, pas njoftimit tonë për mbështetje me pajisje ushtarake për Ukrainën, në mbrojtjen e saj të justifikuar kundër agresionit gjenocidal rus. Ne e dimë nga gjenocidi i Serbisë ndaj Kosovës se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin”, ka shkruar Gërvalla

Hakerët rusë kanë sulmuar faqet e institucioneve të Kosovës, të cilat gjatë ditës nuk kanë qenë në funksion. Sipas njoftimit nga qeveria, shënjestër e sulmeve kanë qenë faqja e Presidencës dhe Kryeministrisë.

Continue Reading

Kosova

Diplomati holandez kritikon diplomacinë agresive të Serbisë kundër Kosovës

Gati një muaj më parë, Asambleja Parlamentare votoi në favor të raportit që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Tani shteti më i ri në Evropë po kërkon mbështetjen ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

Por për ta arritur qëllimin final, Kosovës po i kërkohet që të bëjë hapa konkret drejt formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Prandaj, ish-përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith, ka inkurajuar Qeverinë e Kosovës ta dërgojë draft-statutin për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese.

“Ende nuk është zgjidhur problemi me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Aplikacioni i Kosovës tani do të kalojë te Këshilli i Ministrave dhe duhet të ketë shumicë të mirë edhe në Këshillin e Evropës, që të votojnë në favor të aplikimit të Kosovës. Do të ishte e rëndësishme nëse Qeveria dërgon draft-statutin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, sepse të gjithë pajtohemi që Asociacioni i Komunave Serbe duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës. Pra, i mbetet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të vendos për këtë. Mendoj që Perëndimi po kërkon një zgjidhje” – deklaroi Feith

Diplomati holandez gjithashtu ka kritikuar qasjen e Serbisë në raport me Kosovën dhe sipas tij, Beogradi nuk po shfaq shenja të gatishmërisë që Kosova të jetë pjesë e anëtare e organizatave ndërkombëtare.

“Kjo është shumë e padrejtë, dhe nuk ndihmon fare në krijimin e një atmosfere politike drejt pajtimit dhe lëvizjes para drejt normalizimit” – ka shprehur shqetesimin e tij diplomati.

Në lidhje me anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës, ka folur edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov. Me gjuhë viktimizuese Lavrov ai deklaroi se ministrat do të marrin vendim pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Për disa ditë, javë, edhe Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës do të vendosë për këtë çështje dhe nuk ka dyshim se do të marrin të njëjtin vendim. Aktivitetet e tyre në lidhje me Kosovën dhe Këshillin e Evropës tashmë po e arsyetojnë me faktin se në Kosovë ka progres të dukshëm në luftën kundër korrupsionit, në krijimin e një sistemi gjyqësor efikas. Por të gjithë e dinë se Kosova është një territor i paligjësisë”- tha ministri i jashtëm rus.

Continue Reading

Kosova

Rama-Kurti, beteja për influence rajonale, ‘Politico’ për dy blloqet e shqiptarëve në RMV

Në një artikull të prestigjozes “Politico” mbi ciklin e ri elektoral në Maqedoninë e Veriut, një pjesë i kushtohet edhe ndarjes së partive shqiptare, ku prezenca e dy blloqeve politike në zgjedhjet parlamentare që mbahen më 8 maj 2024, vlerësohet të jetë njëfarë zgjerimi i rivalitetit midis liderëve të Kosovës dhe Shqipërisë, në përpjekje për rritje të influencës rajonale.

Dy blloqet politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë koalicioni Fronti Evropian dhe koalicioni VLEN. Përderisa koalicioni i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) gëzon mbështetjen e heshtur të kryeministrit të Shqipërisë, koalicioni VLEN mbështetet hapur nga kryeministri i Kosovës, këshillitari i të cilit garon në zgjedhjet e së mërkurës.

“Prezenca e dy blloqeve shqiptare shihet shpesh sikur një zonë për influencë më të madhe rajonale mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Ky i fundit ka treguar mbështetje të fortë për bllokun anti-BDI”, shkruan “Politico” duke i bërë jehonë faktorit shqiptar në proceset politike nëpër të cilat është duke kaluar ky vend.

Ndryshe, sondazhet e nxjerrin VMRO-në fituese të zgjedhjeve parlamentare, ndërsa parapëlqen të marrë në qeverisje koalicionin VLEN, ndonëse brenda kampit shqiptar, fitues pritet të jetë koalicioni Fronti Evropian – në pushtet për 20 vjet. E votat e shqiptarëve mund të luajnë rol kyç edhe në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që mbahet në të njëjtën ditë.

Megjithatë, shkrirja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) përtej kufijve shtetëror, përkatësisht në trupin elektoral të Maqedonisë së Veriut, sipas analistëve politikë, përveç përmbushjes së ambicieve personale të kryeministrit kosovar, do të krijojë edhe një precedent të rrezikshëm në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht në këtë rajon të rrethuar nga armiqësitë etnike.

 

Continue Reading

Kosova

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i djalit të mitur që u mbyt me nënën dhe motrat

LAJM I FUNDIT/ Gjendet trupi i djalit të mitur në Shkodër

Lajmi ne perditesim…

Trupi i pajetë i djalit 3-vjeçar që është vetëmbytur së bashku me nënën Alma Arrazi dhe 2 motrat e tij është gjetur mëngjesin e sotëm. Mësohet se trupi i djalit të mitur është gjetur nga polumbarët në lumin Buna. Ndërkohë që deri më tani janë gjetur dhe trupat e dy vajzave të tjera 8 dhe 9 vjeçe.

Kërkimet po vijojnë që nga ura e vjetër e lumit Buna, deri në grykëderdhjen e Velipojës, ndërsa në ndihmë kanë ardhur peshkatarët dhe banorët e zonës. Po ashtu bëhet me dije se janë marrë dhe po merren në pyetje familjarë të nënës 39-vjeçare, Alma Arrazi të cilët thonë se gruaja dhunohej sistematikisht, ndësa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve për të parë lëvizjet e fundit të nënës me 3 fëmijët, për të verifikuar dhe nëse ishte e vetme me ata.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING