Connect with us

Kronike

E pazakontë/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, “zhduket” shoferi

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Konjac. Një makinë tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar pranë disa banesave që ndodheshin anës aksit, teksa është përplasur edhe me një pemë. Nga përplasja makina është dëmtuar pjesërisht siç shihet dhe në foton e mësipërme.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa burime paraprake bëjnë me dije se makina është bosh. Nuk dihet ende se ku ka përfunduar drejtuesi i mjetit, apo nëse ka pas persona të tjerë në makinë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Advertisement

TRENDING