Connect with us

Lifestyle

E qara mund t’ju bëjë mirë për shëndetin

Njerëzit që qajnë perceptohen si të dobët. Ky paragjykim është shumë i gabuar, sepse e qara është një nga veprimet më të shëndetshme për organizmin.Kur njeriu derdh lotë, me to çliron edhe ndjenjat më të shtypura brenda vetes. Për më tepër, e qara nuk asociohet vetëm me emocionet negative.Njeriu mund të qajë edhe nga lumturia.

Ndonëse në vendin tonë, si dhe në vende të tjera të botës, e qara është një dobësi që i atribuohet vetëm gjinisë femërore, shkenca thotë se frenimi i emocioneve krijon probleme të thella psikologjike dhe të dobëson më shumë.Studimet kanë zbuluar një sërë përfitimesh që i vijnë organizmit nëse njeriu nuk i mban lotët.Përfitimet janë jo vetëm emocionale por edhe fizike.

E qara largon stresinNjeriu përballet me mijëra momente stresuese çdo ditë.Kjo ngarkesë emocionale duhet çliruar dhe lotët janë mënyra më e mirë për të hequr stresin dhe ndjenjat negative.Lotët përmbajnë një substancë të njohur si adrenocorticotropinë, një hormon që lidhet me stresin.Lotët përmbajnë edhe prolaktinë dhe encefalinë që janë substanca natyrale kundër dhimbjes.Kjo është arsyeja përse ndiheni më të qetë pas një të qareLotët shuajnë dhimbjen

Lotët kanë aftësinë të transformojnë emocionet negative në diçka të prekshme dhe të manovrueshme.Nëpërmjet të qarës, njeriu mund të përballet më mirë me ndjenjat.E qara është hapi i parë për të kapërcyer dhimbjen fizike dhe emocionale.Për shembull, kur një fëmijë rrëzohet dhe lëndohet, reagimi i parë i tij është të qajë si pasojë e dhimbjes fizike.E njëjta gjë vlen edhe për emocionet. Nëpërmjet të qarës, njeriu i jep formë të prekshme një emocioni negativ që lëndon.E qara përmirëson humorinKur njeriu qan, truri prodhon endorfinë që rezulton në përmirësimin e konsiderueshëm të humorit.

Duke qenë se nëpërmjet lotëve, çlirohet tensioni, njeriu do të arrijë të shohë gjërat më qartë dhe të ngrihet përtej vështirësive.Çështjet psikosomatikeSipas të dhënave të AgroWeb,org, nëse truri përcepton se diçka po të lëndon, menjëherë gjeneron një kundërpërgjigje negative në organizëm.

Truri është si një thikë me dy presa.Nëse nuk i çlironi emocionet, ndjenjat apo mendimet mund të shkaktojë çrregullime psikosomatike siç janë depresioni, ankthi dhe vetëvlerësimi i ulët.Njërëzit e prekur nga depresioni ose ata që janë gijthë kohën të mërzitur dhe nuk e shprehin, vuajnë nga çrregullime me tretjen ose kanë oreks të dobët.

Për më tepër, ata janë të prirur të vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe problemet me frymëmarrjen.Përmbajtja e lotëve dhe mërzisë shkakton jo vetëm probleme me stomakun, por edhe ekzema në lëkurë dhe probleme më të thella.

E qara përmirëson shikiminLotët lubrifikojnë membranat e syve.Nëse ju i mbani lotët atëherë rrezikoni të dëmtoni shikiminin, sepse një nga funksionet kryesore të lotëve është të hidratojë sytë.Lotët janë rezultat i disa reagimeve kimike dhe nxiten nga një sërë faktorësh:Ambienti dhe njerëzit që ju rrethojnëAgjentë të jashtëm që tjetërsojnë mukusin e syveMarrëdhëniet biokimike mes trurit (kujtesa, emocionet, ndjenjat) personalitetit dhe humorit.Është e rëndësishme të mësoni se nëse ju nuk qani dot, atëherë trupi do të qajë për ju.E qara mbron trupin nga manifestimet fizike të dhimbjes.Mirë është të derdhni lot lumturie, por edhe ato prej dhimbjes nuk duhet t’i frenoni pasi janë pjesë e natyrës njerëzore.

Lifestyle

Mungesa e gjumit dhe lidhja e tij me depresionin/ Gjithçka që duhet të dini

Mungesa e gjumit është treguar se dëmton funksionin e sistemit imunitar. Shqetësimet e shëndetit mendor, të tilla si depresioni , janë të lidhura fort me cilësinë e dobët të gjumit dhe çrregullimet e gjumit.

Një studim me 2672 pjesëmarrës zbuloi se ata me ankth dhe depresion kishin më shumë gjasa të raportonin rezultate më të dobëta të gjumit sesa ata pa ankth dhe depresion.

Kur jemi të lodhur, aftësia jonë për t’u përqëndruar në detyrat, reflekset dhe kohën e reagimit zvogëlohet.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) raportojnë se 1 në 25 njerëz ka rënë në gjumë në timon gjatë vozitjes. Ata që flinin më pak se 6 orë kishin më shumë gjasa të binin në gjumë gjatë vozitjes.

Një studim i vitit 2018 zbuloi se njerëzit që flinin 6, 5, 4 ose më pak se 4 orë kishin një rrezik për të shkaktuar një aksident automobilistik që ishte përkatësisht 1.3, 1.9, 2.9 dhe 15.1 herë më i lartë. Ky studim sugjeron që rreziku juaj për një aksident automobilistik rritet ndjeshëm me çdo orë gjumi të humbur.

Në studime të tjera, njerëzit me çrregullime të gjumit gjithashtu raportojnë shkallë më të lartë të depresionit.

Nëse keni probleme me gjumin dhe vini re se shëndeti juaj mendor është përkeqësuar, është e rëndësishme të flisni me profesionistin tuaj të kujdesit shëndetësor.

Continue Reading

Lifestyle

Ja çfarë i ndodh trupit gjatë fluturimit me aeroplan

Të marrësh pushim nga puna dhe jeta e përditshme për të udhëtuar është një mënyrë mjaft e mirë për ta rifreskuar mendjen dhe trupin, por nëse keni për të bërë një udhëtim të gjatë me aeroplan, atëherë duhet t’i dini disa rreziqe shëndetësore që shkaktohen nga fluturimi

Një infografikë e lëshuar nga Citybase Apartments tregon se çfarë ndodh saktësisht në trupin tuaj gjatë fluturimit.

Fryrje, të ftohtë, rrahje të parregullt të zemrës dhe një rritje të rrezikut të prishjes së dhëmbëve janë vetëm disa nga sëmundjet për të cilat duhet të përgatiteni para fluturimit tuaj të ardhshëm.

Grafika tregoi gjithashtu se të çoheni në këmbë dhe të bëni zgjatje gjatë fluturimit ndikon që të mos i përjetoni problemet e cekura.

Goja: Atmosfera në kabinë do t’ju dehidratojë në mënyrë natyrale, dhe sigurisht, kjo përkeqësohet nëse pini alkool gjatë fluturimit.

Zemra: Disa udhëtarë mund të vuajnë nga ‘aritmia’, një çrregullim i rrahjes së zemrës. Kjo ndodh sidomos tek ata që kanë shtypje të lartë të gjakut ose që kanë konsumuar kafeinë shumë ose alkool.

Stomaku: Ngjashëm me mushkëritë, stomaku do të zgjerohet në shkallë të lartë, duke shkaktuar dhimbje abdominale dhe kapsllëk. Për ta evituar këtë, qëndroni larg pijeve me gaz.

Këmbët: Të qëndrosh ulur në pozitën e njëjtë për orë të tëra jo vetëm që është e parehatshme por edhe ndikon në formimin e mpiksjeve të gjakut. Një mpiksje mund të ndalojë rrjedhjen e gjakut në këmbë, duke shkaktuar ënjtje dhe zgjerim të venave.

Veshët: Duke u nisur aeroplani, ajri në veshë mblidhet, duke formuar një vakum. Nëse tubat ‘Eustachian’ në veshë bllokohen, shkakton dhimbje në timpanin e veshit.

Hunda: Keni 100 herë më shumë gjasa që të ftoheni gjatë një fluturimi. Kjo për shkak se kabinat janë virtualisht pa lagështi, një atmosferë e përsosur për të shpërndarë grip.

Dhëmbët: Ndryshimet në presionin e ajrit mund të shkaktojnë vrima të vogla të gazit në dhëmbë dhe të ndikojnë në prishjen e tyre.

Mushkëritë: Ajri në kabinë bën që mushkëritë të zgjerohen, duke shkaktuar fryrje. Tek ata që kanë astmë, mund të ketë komplikime të tilla si dështim të mushkërive.

Continue Reading

Lifestyle

A e dini se edhe sytë “digjen” nga dielli? Çfarë duhet të bëni për t’i mbrojtur

    

Ka gjithmonë një pjesë të fytyrës suaj që nuk mbroni si duhet, sytë tuaj. Gjatë dhe pas pushimeve të verës, shumë njerëz ankohen për probleme të syve dhe shikimit. Mjaft persona përjetojnë shqetësime sikur kanë copëza prej qelqi në sytë e tyre. Këto janë shenja që sinjalizojnë fotokeratitin. Fotokeratiti është në thelb një djegie nga dielli në pjesën e përparme të syrit tuaj, që quhet kornea.

Ashtu si djegia e lëkurës nga dielli mund të jetë e dhimbshme, fotokeratiti sjell shqetësime serioze në sy.

Përveç ndjenjës së “copëzave të xhamit”, fotokeratiti shkakton skuqje, shikim të paqartë, ndjeshmëri ndaj ndriçimit dhe në raste të rralla edhe humbje të përkohshme të shikimit. Sa më gjatë t’i ekspozoheni sytë ndaj rrezeve UV, aq më të rënda mund të jenë simptomat, thonë specialistët.

Gjendja, gjithashtu, mund të shkaktohet nga reflektimet nga dielli, kur pasqyrohet në ujë ose shkëmbinj të bardhë dhe rërë.

Për fat të mirë, dëmtimi i syve nga dielli, zakonisht nuk është i përhershëm. Njëlloj si djegiet në lëkurën tuaj, fotokeratiti zgjat vetëm për disa ditë, thonë ekspertët.

Rreziku i dëmtimit të përhershëm është i ulët nëse ekspozimi ndaj rrezeve UV është kufizuar në pjesën e përparme të syrit, te kornea.

Megjithatë, nëse ekspozimi ndaj rrezeve UV ndikon tek retina, që ndodh nëse shikoni direkt në diell, ekziston një rrezik më i madh dhe më serioz i problemeve të përhershme me shikimin.

Ndërsa sytë tuaj shërojnë nga fotokeratiti, ata mund të trajtohen duke përdorur pika të syrit, pika antibiotike, ose pomadë të rekomanduara nga një mjek okulist.

Ashtu si mbroni lëkurën tuaj nga dielli, është e rëndësishme të mbroni sytë tuaj për të parandaluar ndonjë djegie.

Ndërkohë që, pa dyshim, nuk vendosni kremin kundër djegies në sy, por duhet të lyeni gjithmonë kapakun e syve tuaj.

Një studim zbulon se njerëzit kanë tendencë të lënë pa trajtuar me krem kundër djegies rreth 10 për qind të fytyrës së tyre – duke përfshirë zonën e syve.

Lëkura e hollë dhe e ndjeshme rreth syve është zona ku ndodhin 10 për qind të rasteve të kancerit të lëkurës. Prandaj është shumë e rëndësishme të siguroheni që po mbroni të gjithë zonën e syve nga rrezet e dëmshme.

Continue Reading

Lifestyle

Lëngu i lakrës së kuqe, si ta përdorni për veshkat, mëlçinë dhe tretjen

Lëngu i lakrës së kuqe është i jashtëzakonshëm për organizmin.

Ai është i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë të cilët forcojnë imunitetin, luftojnë sëmundjet dhe mbrojnë organet prej tyre.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, lakra e kuqe është një nga burimet më të mrekullueshme të vitaminës C, që ndikon pozitivisht për shumë funksione në organizëm.

Një gjysëm gote uji me lëngun e lakrës së kuqe përmban 150 miligramë vitaminë C, që është edhe 100% e nevojës ditore të organizmit për këtë vitaminë.

Në të njëjtën sasi  mund të merrni 650 miligramë kalium që përbën 14% të dozës së rekomanduar ditore dhe 102 mikrogramë të vitaminës K, që përbën 85% të nevojës ditore të organizmit për këtë vitaminë.

Lakra e kuqe ka 10 herë më shumë vitaminë A se lakra e bardhë.

Kjo vitaminë e mban lëkurën të shëndetshme, forcon imunitetin dhe mbron shikimin.

Për më tepër, lakra e kuqe ka dyfishin e hekurit që ofron lakra e bardhë.

Në këtë artikull do të mësoni tre receta të rëndësishme të lëngjeve me bazë të lakrës së kuqe, të cilat ju ndihmojnë për mbrojtjen e veshkave, pastrimin e mëlçisë dhe sistemin tretës.

Për pastrimin e mëlçisë
Për të marrë një dozë të lartë antioksidantësh kundër radikaleve të lira dhe pastrimin e mëlçisë, rekomandohet:

Përbërësit:
Gjysma e një lakre të kuqe të përmasave mesatare
Një panxhar mesatar
Kokrrat e një shege
Një copë e vogël xhenxhefili e qëruar.
Hidhini të gjithë përbërësit në një shtrydhëse frutash dhe pijeni lëngun menjëherë.

Për shëndetin e veshkave
Përbërësit:
1 tufë me kopër
Gjysëm molle jeshile,
3 gota uji me lakër të kuqe të grirë.
Hidhini të gjithë përbërësit në shtrydhëse dhe pijeni rregullisht.

Lëngu i lakrës së kuqe për tretjen
Lakra e kuqe rekomandohet edhe për përmirësimin e tretjes.

Për të marrë përfitimet e saj ndiqni recetën e mëposhtme:

Përbërësit:
2 gota uji me lakër të kuqe të grirë
3 kërcenj selinoje
Gjysma e një limoni me gjithë lëkurë
Gjysma e një molle jeshile
Lajini të gjithë përbërësit dhe kalojini në shtrydhësen e frutave.

Lëngun pijeni menjëherë.

Ky lëng eliminon gazrat e tepërt në stomak dhe vë në lëvizje të gjithë sistemin tretës.

Nga secili prej lëngjeve mund të pini një gotë në ditë për rreth 2 javë e ta përsërisni sa herë të jetë e nevojshme.

Continue Reading

Lifestyle

Çiftet e zodiakut që mund të drejtojnë një biznes së bashku

BINJAKËT – PESHORJA

Binjakët dhe Peshorja e kuptojnë njëri-tjetrin me sy. Ata me shumë mundësi do të kenë një biznes që përfshin shërbimin ndaj klientit dhe marrëdhëniet me publikun. Suksesi është i garantuar sepse ata kanë qëllime dhe praktika të përbashkëta.

VIRGJËRESHA – BRICJAPI

Forca në unitet. Këtu po flasim për një çift shumë efikas. Virgjëresha është një “milingonë” në punë, nuk ndalet së punuari dhe Bricjapi është i përsosur në menaxhimin e biznesit. Qëllimi i tij është vetëm suksesi dhe fitimi dhe ai do të bëjë gjithçka për ta arritur atë.

LUANI – DASHI

Nëse këta të dy mund të lënë pak mënjanë egon e tyre dhe të bien dakord se kush është në krye të biznesit, atëherë ju e dini se ata mund të arrijnë gjëra të mëdha. Sepse të dy janë liderë, synimi i tyre është paraja dhe jeta e mirë dhe bëjnë gjithçka për të fituar para dhe për të kënaqur shijet e tyre.

DEMI – AKREPI

Këtu po flasim për çiftin që mund të krijonte një perandori, jo thjesht një biznes. Dy shenjat që kanë paratë në gjak, dinë t’i bëjnë, kanë këmbëngulje, obsesion dhe efikasitet të madh. Ata nuk ndalen para asnjë pengese dhe mbi të gjitha vënë interesin e familjes, sigurinë dhe stabilitetin financiar dhe mirëqenien e saj.

GAFORRJA – UJORI

Nëse ky çift do të hapte një biznes, do t’ia dilnin për mrekulli dhe kjo sepse Gaforrja është “mjeshtre” në menaxhimin financiar, por edhe e rezervuar, ndërsa Ujori është novator dhe do të jepte ide që askush tjetër nuk do t’i kishte menduar.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING