Connect with us

Kronike

E reja shqiptare në Itali dënohet me burg, pse vrau burrin që tentoi ta përdhunonte

Gjykata italiane ka dënuar me 6 vjet burg një vajzë 27-vjeçare nga Ovada për vrasjen e 53-vjeçarit Massimo Garitta.

Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi më 1 janar 2019, kur trupi i burrit u gjet, pas një denoncimi nga një pasagjer treni, që kishte parë kufomën në një fushë pranë hekurudhës.

E reja me origjinë shqiptare, e cila në momentin e ngjarjes ishte 24 vjeçe, ka shpjeguar se burri kishte tentuar ta përdhunonte, duke i shkaktuar lëndime në këmbë. Në tentativë për të shpëtuar, gjithmonë sipas versionit të saj, ajo tregon se e përplasi Garittën me makinën e saj të vogël.

53-vjeçari u gjet në një fushë me xhup dhe mbathje të ulura. E reja shpjegoi se pasditen e 31 dhjetorit ishte takuar me Garittën në qytet dhe se me të kishte arritur në një zonë periferike.

Në atë moment supozohet se kishte nisur sulmi seksual, një tentativë përdhunimi e vërtetuar, ndër të tjera, nga dëmtimet në këmbë të gruas.

Por gjyqtarët e Gjykatës së Apelit shqyrtuan shkresat, dëgjuan disa ekspertë të cilët analizuan gjurmët e lëna nga makina dhe përmbysën rezultatin e gjykimit të shkallës së parë.

Për vendimin, mbrojtja ka shpallur ankimimin e çështjes, e dosja do të shkojë në Kasacion.

Kronike

Plagosi babë e bijë gjatë tentativës për t’i grabitur dyqanin, në pranga skifteri shqiptar

Një shtetas shqiptar 49-vjeçar është arrestuar në Milano me akuzën e vrasjes në tentativë, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Shqiptari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur pronarin e një dyqani dhe vajzën e tij gjatë një tentative grabitjeje më 4 maj.

Sulmi ndodhi në via Costantino Baroni, kur i dyshuari hyri brenda dyqanit të duhanit në momentin e mbylljes dhe u përpoq të vidhte xhiron ditore dhe biletat gërvishtëse. Pasi i ka plagosur babë e bijë, shqiptari mori në pronësi bileta me vlerë rreth 15.000 euro.

Në një episod të dytë, më 6 maj, ai tentoi të grabiste një dyqan ushqimesh i armatosur me armë, por dështoi.

Hetimet e Policisë së Shtetit kanë çuar në arrestimin e shqiptarit falë analizës së pamjeveve të sigurisë.

Gjatë arrestimit, atij iu gjet një pistoletë gjysmë automatike, plumba dhe një thikë, si dhe veshje që i kishte përdorur gjatë grabitjeve.

Continue Reading

Kronike

E FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, dyshohet për të…

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ndërsa dyshohet se ka edhe të plagosur.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Salo Halili, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje.

Continue Reading

Kronike

EMRI/ Punëtori i ndërtimit vdiq në vendin e punës, shoqërohen në polici dy shtetas

Policia ka ndarë detaje nga vdekja e punëtorit Preng Gjoni në vendin punës këtë të shtunë në Shëngjin.

Mësohet se 50-vjeçarit i ka rënë një dërrasë druri mbi kokë dhe ka humbur jetën në spital.

Sakaq, janë shoqëruar në Polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dy shtetas që ishin duke punuar në objektin ku humbi jetën 50-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 13:30, gjatë punës në një objekt në ndërtim, shtetasit Preng Gjoni, 50 vjeç, dyshohet se i ka rënë një dërrasë druri mbi kokë dhe për pasojë ai ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti.

Ndërkohë janë shoqëruar në ambientet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dy shtetas që ishin duke punuar në objektin ku humbi jetën 50 vjeçari”, thuhet ne njoftim.

Continue Reading

Kronike

Aksident me pasojë vdekje në aksin Delvinë-Kardhiq

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin Delvinë-Kardhiq. Ka qenë një grup motorristësh që udhëtonte në zonë, kur në vendin e quajtur “Kthesa e Senicës”, një prej tyre ka dalë nga rruga. Si pasojë e rënies së motorrit, ka humbur jetën Astrit Lamaj, 53 vjeç.

Pavarësisht mbërritjes së autoambulancës në vendin e ngjarjes, nuk është bërë dot e mundur shpëtimi i tij. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Continue Reading

Kronike

Tiranë/ Posedonte lëndë narkotike dhe armë zjarri pa leje, arrestohet një 18-vjeçar

TIRANË – Një 18-vjeçar ka rënë në pranga në kryeqytet në vijim të zbatimit të masave të planit operacional ‘Sundimi i ligjit’.

Adoleshenti posedonte lëndë narkotike, ndërsa në banesë kishte dhe një armë pa leje.

Bazuar në informacionet nga inteligjenca policore u organizua puna për kapjen e tij dhe u arrestua në flagrancë S.L., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Iu gjetën dhe sekuestruan një dozë kokaine dhe një armë zjarri pistoletë.

‘Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dozë kokaine dhe një armë zjarri pistoletë.’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Ndërkohë materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

1715417837_tirane.jpeg

Continue Reading
Advertisement

TRENDING