Kronike
E rëndë/ Banesa përfshihet nga flakët, ndërron jetë pas asfiksimit i moshuari
Një 66-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi banesa e tij në fshatin Qesarat të Sarandës u përfshi nga flakët.
Mësohet se i moshuari jetonte i vetëm në banesë dhe dyshohet se ai ndërroi jetë pasi është asfiksuar nga tymi.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.