Kronike
E rëndë/ Kamioni përplas për vdekje këmbësorin 70 vjeçar (DETAJET)
Aksident në aksin rrugor “Cërrik–Shalës”. Mësohet se kamioni me drejtues shtetasin me inicialet E. H., ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Xh. B., 70 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Me drejtuesin e kamionit, shtetasin E. H., po kryhen veprimet procedurale.
Cërrik/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Cërrik–Shalës”, kamioni me drejtues shtetasin E. H. ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Xh. B., 70 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Me drejtuesin e kamionit, shtetasin E. H., po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.