✦
Thinking ...
Connect with us

Rajon

E trishtë/ Baba i dy fëmijëve, shqiptari humb jetën tragjikisht, bie nga skela

Një 49-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident në punë në Greqi, pasi ra nga një skelë gjatë punimeve ndërtimore në zonën e Kato Kamilës, në Serres.

Ngjarja ndodhi të premten, më 9 tetor, rreth orës 11:30, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta. Sipas mediave greke, shqiptari pësoi dëmtime shumë të rënda në kokë.

Pas aksidentit, shërbimi i urgjencës EKAB mbërriti në vendngjarje dhe e transportoi me ambulancë drejt Spitalit të Përgjithshëm të Serresit. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 49-vjeçari nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë në spital.

Viktima ishte baba i dy fëmijëve. Kryetari i komunitetit të Kato Kamilës, Jorgos Karastergiu, shprehu ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e tij.

“Fatkeqi ishte baba i dy fëmijëve. Lajmi për vdekjen e 49-vjeçarit e ka zhytur në zi familjen e tij dhe komunitetin tonë lokal. Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen dhe të afërmit e tij”, deklaroi Karastergiu, sipas mediave lokale greke.

Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar rrethanat në të cilat punëtori ra nga skela. Deri më tani, emri i viktimës nuk është bërë publik nga mediat greke.

Advertisement