Kosova
Edhe Milorad Dodik çon krye për aleancën Kosovë-Shqipëri-Kroaci, shfaq shenja nervozizmi
Ish-presidenti pro-rus i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka akuzuar Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë për kërcënim ndaj popullit serb, pas bashkëpunimit të tyre ushtarak që synon stabilitet dhe siguri për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Ne në Republikën Sërpska jemi shumë të shqetësuar që Kroacia, Shqipëria dhe e ashtuquajtura Kosovë kanë formuar aleancë kundër popullit serb – një aleancë që kërcënon seriozisht Republikën Sërpska”, deklaroi ai gjatë një vizite një Beograd.
Dodiku kërkoi gjithashtu që lëvizjet e fundit të Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit të monitorohen me kujdes të shtuar nga autoritetet në Banja Llukë dhe Beograd.
“Kjo aleancë nuk është formuar pa një qëllim të qartë: qëllimi i saj, sigurisht, është minimi i stabilitetit të popullit serb dhe shteteve të tyre”, konsideroi Dodik.
Ndryshe, pavarësish qëndrimeve histerike të shprehura nga pala serbe, bashkëpunimi mes Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit është një zhvillim i natyrshëm brenda kornizës së sigurisë evropiane. Në fakt, kjo marrëveshje ushtarake bashkëpunimi synon modernizimin dhe standardizimin e forcave mbrojtëse sipas kritereve të NATO-s.