Connect with us

Politike

Edhe spitalet rajonale të përgatitura

Fjala e plotë e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në kuvend.

“Më lejoni të bëjë një parashtrim të të gjithë situatës COVID19 që ka prekur vendin tonë, duke ju parashtuar të gjitha masat e marra deri më sot dhe mbi të gjitha duke ju vënë përpara një ekspoze të punës tonë, që jemi duke bërë deri tani dhe për çfarë jemi duke u përgatitur për muajt e vështirë që kemi përpara të dimrit.

Do kisha dashur shumë që sot të dilja përpara jush  si Ministrja e Shëndetësisë në një kohë paqeje, ku të diskutonim të tjera projektligje për sistemin shëndetësor, për të diskutuar vetëm për ato çfarë krijojnë premisat e reja, ligjet e reja, reformat në shëndetësi dhe të gjithë investimet që në fakt edhe pse në një kohë pandemie nuk i kemi lënë mangët, por e verteta është se të gjithë e dimë se po jetojmë në një kohë lufte, sot kam përgjegjësinë morale, ligjore dhe profesionale t’ju bëjë me dije punën që kemi bërë deri më sot për përballimin e situatës krijuar nga COVID19.

Ajo çfarë dua që t’ju them është se kur ne mendonim se po kuronim plagët shumëvjeçare të sistemit shëndetësor, dalë nga një prapambetje prej dekadash, zvarritur dhe nëpërkëmbur dhe vitet e gjata të tranzicionit, Shqipëria do të pësonte dy goditje të mëdha, tërmetin e 26 Nëntorit 2019 dhe pandeminë COVID19. Dy sfida të jashtëzakoshme që na vunë të gjithëve në provë e sidomos sistemin Shëndetësor. Vunë në provë dhe forcën e karakterit të të gjithëve ne.

 

Falë ndërhyrjes  së menjëhershme dhe menaxhimit të sukseshëm nuk lejuam që pasojat e këtij tërmeti të shkaktonin një krizë humanitare.  Ndonse dhe pas një viti vazhdojmë të shërojmë pasojat e kësaj tragjedie që tronditi nga themelet jetën e mijëra shqiptarëve.  Ndërsa COVID19 vendos përpara sfidave të mëdha gjithë globin, Shqipëria ashtu sikurse çdo vend tjetër edhe ata më të përparuarit në lëmin e shkencës dhe teknologjisë punoi fortë që në krye të herës për t’ju përgjigjur shpejtë situatës që shkaktoi kjo pandemi. Ne kishim, kemi dhe do të kemi një mission për të përmbushur, atë të shërbimit ndaj qytetarëve, kudo ku ata janë, fatmirësishtë kjo pandmi nuk e gjeti Shëndetësinë Shqiptare në grahmat e fundit, ashtu sikurse e gjetëm ne në 2013. Ne po ecnim në rrugën e sistemit tonë shëndetësor ashtu sikruse jemi duke e bërë edhe më sot ku vijojmë të jemi përballë një sfide me COVID19.

Në çdo fazë të kësaj pandemie ku po përmbyllen 9 muaj sfidues kemi ecur sipas strategjive nga ekspertët më të mirë në vend, nën drejtimin e një Komiteti Teknik të Ekspertëve nën udhezimet e OBSH, me udhëzimet të insituteve ndërkombëtare të vendeve si Gjermania e Italia.

 

Qeveria shqiptare i është përgjigjur në kohë duke garantuar financimin e shpejtë për forcimin e kapaciteteve të sistemit tonë shëndetësor. 25 milion euro u vunë menjëherë në dispozicion të sektorit për kapacitetet laboratorike, spitalore, pajisjet me mjetet mbrojtëse për stafet mjekësore dhe shërblime financiare për ta, mbështetjen me aparatura dhe terapi mjekimi si kudo në vendet e tjera.

Çfarë kemi siguruar? 4 laboratorë publikë që kryejnë testimet dhe 134 epidemiologë në terren që gjurmojnë kontaktet. Rritëm 5 herë testimet krahasuar me muajin qershor. Kemi vendosur prioritet cilësinë dhe efikasitetin në përgjigjien e testimit duke gjurmuar, hetuar dhe po ashtu grupet më të riskuara siç janë, të sëmurët kronikë, ata në spitale, mësuesit, punonjësit shëndetësore, prioritet për testimin e shpejtë.

Jemi të vetëdijshëm që gjithmonë ka vend për përmirësim dhe atë po bëjmë çdo ditë. Duke rritur kapacitetet më përfshirjen e testeve të shpejta të antigenit që i presim brenda muajit dhjetor synojmë kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit.

Bazuar në planin tonë të vjeshtë dimrit siguruam vaksinimin falas ndaj griit për grupet e riskuara për 368 mijë qytetarë dhe nga dje ka mbërritur sasia e fundit prej 230 mijë vaksinash. Çdo i moshuar, i sëmurë kronikë, grua shtatzanë, mësues, pranë mjekut të familjes vaksinimi është falas.

Filluam rimbursimin e paketës së barnave të trajtimit ambulator në banesë për qytetarët që kanë nevojë për terapi mjekimi duke mbështetur kështu çdo familje, duke reduktuar kostot nga xhepi për terapitë e mjekimit, duke disiplinuar terapitë nëpërmjet vëmendjes së posaçme për çdo qytetar nga mjekët e familjes. Për 2021, buxheti vetëm për rimbursimin e terapive me barnat për ambulatorët do të jetë 1.2 miliard lekë.

Kemi rritur kapacitetet spitalore. 250 shtretër plus i janë shtuar strukturave Covid për të përballuar situatën e vjeshtë dimrit, Covid3 dhe Covid4. Duke e çuar në mbi 550 shtretër kapacitetin spitalor vetëm për trajtimin e rasteve Covid. Pajisëm strukturat tona me linjat e oksigjenit duke siguruar që asnjë qytetar që merr shërbim në spitalet tona të mos i mungojë oksigjeno-terapia.

Spitalet rajonale gjithashtu, janë të përgatitura dhe aty janë investuar në linja oksigjeni të dedikuara, aparatura, ndërkohë që janë trajnuar në vazhdimësi stafet. Skenarët tanë përfshijnë kapacitetet prej 1600 shtretërish në të gjithë sistemin për të përballuar këtë epidemi.

Dyfishuam numrin e respiratorëve, ventilatorëve, pajisjeve në reanimacione. Punuam gjatë këtyre muajve për të punësuar mbi 270 punonjës shëndetësorë të dedikuar për të shërbyer në spitalet Covid.

7 milion euro ka qenë mbështetja e deritanishme për bonusin special, 1 mijë euro dhe 500 euro për stafet në frontin Covid.

Prej vitit që vjen për asetin tonë më të çmuar, mjekët dhe infermierët do të ketë rritje historike të pagave, 40 % nga e cila do të përfitojnë 18 mijë mjekë dhe infermierë në të gjithë sistemin shëndetësor.

Qeveria shqiptare është angazhuar menjëherë në financimin nëpërmjet aleancës Gavi dhe instrumentit Covax për vaksinën anti-covid. 3.9 milion euro janë parapaguar dhe vijojmë punën për të siguruar vaksinën për qytetarët tani. Fillimisht me grupet e riskuara dhe kjo vaksinë do të jetë falas.

Siç e ka thënë dhe Kryeministri më lejoni të them dhe dy fjalë në këtë sfidë mbarë botërore asnjë sistem nuk ka qenë perfekt edhe sistemi ynë shëndetësor po ecën si një orë zviceriane dhe ne jemi në pararojë. Nga ana tjetër nuk mund të hedh poshtë dhe përpjekjet e mijëra profesionistëve tanë të shëndetit që me sakrificë po përballen me armikun e padukshëm.

 

Ne jemi në shërbim të qytetarëve, po punojnë natë e ditë për të siguruar shërbim shëndetësor. Sistemi ynë po i shërben mbarë qytetarëve dhe po mban falë investimeve tona tek sistemi ynë.

Nuk do ti tregoja qytetarëve se cfarë kishtë ndodhur nëse nuk do të kishim investuar 5 vite më parë në një sistem të digjitalizuar të Qëndrës së Urgjencës Mjekësore. kush mendon se më parë e kemi patur 127, i kemi patur më parë ambulancat me të gjitha aparaturat e disponueshme gabuan, gabon rëndë. Ne e kemi ndërtuar Urgjencën Kombëtare falë vizionit të Kryeministrit Rama, falë punës së kolegut Beqaj dhe falë gjithë ekipit tonë të shëndetësisë të cilët janë duke punuar cdo ditë sot e kësaj dite për të siguruar kujdes shëndetësor për qytetarët. Investimi në autoambulanca, mjekët, pajisjet që asnjë qytetarë të mos mbetet pa shërbim, nuk do të mungojë asnjëherë siç kemi bërë deri më sot.

Asnjë qytetarë deri më sot nuk ka ngelur pa shërbim spitalor pa nga ana tjetër ne jemi të vetëdijshëm, që ka vend ende për përmirësim, që ka vend për të qenë të sinqertë për të pranuar që mund të bëjmë dhe më shumë. Dhe ajo që po bëjmë eshtë që po rrisim kapacitetet e sistemit

Ndaj filluam sipas planit tonë të vjeshtë-dimrit, përfshirjen e paketës së rimbursimit.

Më lejoni këtu të them që t’i drejtohem me zemër çdo qytetari: mos ejani vonë në spitale mos dëgjoni ata që dalin e thonë që mjekët nuk shërbejnë, që nuk ka shtretër. Nuk e bëjnë për ju, e bëjnë për hallin e pushtetit të tyre, kanë hallet e bizneseve të tyre, si atëherë kur ju dha mundësia dhe e lanë shëndetësinë në gërmadhë.

Të dashur qytetarë sot nuk është koha për retorika boshte, nuk është koha të dëgjoni ata që nuk janë kujdesur ndonjëherë për ju, nuk është koha për ata që e lanë shëndetësinë të vuante e të hiqte si një kufomë është koha për të besuar autoritete shëndetësore është koha për të besuar ekspertët.”

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politike

Fryma është shuar”, deputeti demokrat i dorëzuar: Opozita e destinuar të dështojë në zgjedhje

Deputeti demokrat Dashnor Sula ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku tha se për fat të keq opozita është një “mozaik i paplotësuar”.

Sipas tij fakti që opozita është e përçarë, do bëjë që ajo të jetë e destinuar që të humbasë zgjedhjet në 2025.

Sula tha se lëvizjet në kampin opozitarë, ndarjet dhe bashkimet kanë bërë që votuesit e Partisë Demokratike të përçahen, gjë që mund të reflektohet edhe me votë.

“Fatkeqësisht sot si zoti Berisha, Basha, Meta apo të tjerë, nuk po arrijnë të kuptojnë se kështu siç janë të copëzuar, janë të shkatërruar dhe të destinuar të dështojnë.

Bashkimi i Metës me Berishën nuk mjafton. U bë gjë e mirë, por kjo ngeli në tentativë. Po të shikosh, lart sikur është bërë bashkimi, por poshtë është e ndarë në katërsh jo në dysh. Fryma duket se është shuar”,-tha Sula.
Continue Reading

Politike

Lorenc Vangjeli-deputetëve të PD: Ju jeni si ai prezervativi, që hyn e del, por punën e bën ai miku…

Të ftuar dje në “Top Story” kanë Agron Gjekmarkaj, Luçiano Boçi dhe Lorenc Vangjeli. Të tre ata janë përfshirë në një debat, ku nuk kanë munguar as fjalët banale.

Vangjeli kundër Boçit dhe Gjekmarkaj shprehet se janë “si ato zhardhokët që e ngre pataten sipër dhe gjethet poshtë”, ndërsa Gjekmarkaj e konsideroi fjalorin e Vangjelit si “një nevojtore dhe të rëndomtë.

Gjekmarkaj: Mos e përdor gojën si nevojtore or burrë! Se je djalë i kultivuar.

Vangjeli: Këta thonë jemi në politikë sepse kanë një biletë për të hyrë në parlament. E thonë ne hyjmë në tempull, por në tempull hyn dhe del edhe prezervativi.

Gjekmarkaj: Çfarë i ke këto hartime o burri i dheut, janë hartime të rëndomta, qesharake.

Vangjeli: Por nuk thotë njeri që punën e bën ai (jo prezervativi), është tjetri ai që duartrokitet.

Boçi: Këto kërkoja atyre që mbron ti, aty kërkoi ato prezervativët dhe gjërat e tjera.

Vangjeli: Unë më normale mbroj bindjet e mia.

Boçi: Jo nuk the bindjet e mia, the tek kravata dhe xhaketa ime. Ti kesh sa më të mira, asaj i shërben ti. Ne jemi përtej kravatës dhe xhaketës.

Vangjeli: Por nuk mundeni mor nuk mundeni!

Boçi: Nuk e përcakton dot ti o Lorenc.

Vangjeli: Ju jeni si ato bimët, ato zhardhokët që e ngrë pataten sipër dhe gjethet poshtë.

Continue Reading

Politike

‘I vetmi që e ka shitur Metën është Berisha, kur ta kuptojë do jetë vonë’

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri komentoi sulmet e Metës ndaj SPAK dhe ndaj kreut të Partisë Demokratik, Lulzim Basha.

Kulluri tha se Meta tregon se është në gjendje pasigurie dhe paranoje saqë i sulmon të gjithë, edhe gruan e tij.

“Mesazhi nuk është pse më dënoni mua, është pse nuk dënoni tjetrin. Koalicionin kundër SPAK e shoh të pashpresë. Çfarëdo retorikë të përdori Rama, Meta apo Berisha. Nuk ka mundësi që ta rrëzojnë SPAK me ligj.

Për sa kohë shoh dhe vendosmëri nga SPAK dhe ndërkombëtarët. Pavarësisht se u votua, po edhe socialistët nuk e kuptuan që bënë një reformë për të futur veten në burg. Për PS djegia e mandateve dhe zgjedhjet e 2019 krijuan iluzionin se ata do ishin përjetë në pushtet.

Meta më zërin e ngritur nuk tregon siguri, është pasiguri. Për marrëdhënien me ligjin dhe çështjet që po hetohet. E qartë se ky agresivitet është me shkak konkret dhe arsye konkrete. Nuk mbrohesh dot me retorika.

Shteti përfaqëson dhunën legjitime në shoqëri. Ka një problem, kur 74% e miraton punën  e SPAK, asnjë politikan nuk ka shans për t’i dalë kundër vullnetit të shqiptarëve. Dhunën nuk e ka një parti e ka shteti.

Zoti Meta ka punë të tjera për të bërë nuk ka punë të merret me Bashën. Është pjesë e paranojës së përgjithshme që e ka kapur. Edhe akuzat ndaj bashkëshortes dhe kryesisë së partisë së tij. I akuzon të gjithë përveç Berishës. Në fakt ai që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj ai do jetë vonë”, tha Kulluri.
Continue Reading

Politike

Ilir Meta: Nëse ka urdhër-arrest, nuk arratisem

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është I ftuar përballë gazetares Marsela Karapanço  e cilëson SPAK një krijesë e një procesi të deformuar.

“Unë nuk kam patur ndonjëherë vlerësim të madh për spak e as pritshmëri sepse spak është një krijesë e një procesi të deformuar nga pikëpamja kushtetuese. SPAK është rezultat i KLP-se dhe KLP ishte rezultat i një zgjedhje anti kushtetuese të Arta Markut e cila mandatin e saj e përdori për të manipuluar KLP e përmes KLP-se, SPAK”, tha Meta.

Nga ana tjetër Meta iu përgjigj edhe pyetjes lidhur me shëndetin e tij mendor, pasi shumë pretendojnë për jnë gjendje të rënduar psikologjike të tij kohët e fundit.

Karapanço: Torollaku sipas fjalorit është një njeri i trashë që nuk mbush nga mendja, budalla. Është menduar se ju i drejtoheni Dumanit.

Meta: Për sa kohë ai vepron si Rama , i shkon dhe për të.

Karapanço: Ka që nuk mendojnë se ju nuk jeni mirë. Për anën tuaj shëndetësore. Ka shumë që i kanë hedhur këto mendime.

Meta: Tani si ju dukem?

Karapanço: Shumë i qetë.

Meta: Jam i qetë sepse gjithmonë i përmbahem të vërtetës, pastaj çështja e intonacionit varet nga dinamika e ngjarjeve. Kështu ngrinit pretendime ju mediat, disa diplomatë edhe për çështjen Dvorani. Që ishte punë McGonigalësh. Edhe mund të kem dhënë ndonjë dekoratë të gabuar në presidencë. Të dekorosh një hero dhe të mos e takosh. Nuk ja kishin dhënë që ka qenë hetues në kohën e komunizimit. Që nuk ka asnjë kontribut në luftën ndaj korrupsionit. Kjo nuk do të thotë që të humbasim besimin tek SHBA për një rast të tillë. Kjo do të thotë se Ilir Meta kishte të drejtë.

Continue Reading

Politike

Rama: Bardhi është thjesht çingije që kërcen prehër më prehër

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas këtë të enjte u zbulua se Gaz Bardhi nuk ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës për përfshirje në trafik droge, ashtu siç pretendonte nëpër televizione.

““Kam bërë kallzim” po kallzim s’paska bërë thotë SPAK-u, ndërkohë që kallzimi që s’qenka bërë iu është shitur si sapun për djathë italianëve të atij emisionit të turpshëm për Shqipërinë, të cilëve letrat e kallzimit inekzistent të ulëritur në parlament u janë ofruar si akte gjyqësore!

Hajde hajde ç’vete!

Për të sulmuar Shqipërinë me duart e të huajve, ky soj shqiposh ka që në vitin 1912 që nuk le poshtërsi, sajesë, hile e gënjeshtër pa e nxjerrë jashtë kufijve të këtij vendi, po kjo historia e kallzimit të pakallzuar për t’i shpëtuar rrezikut të dënimit për kallzim të rremë është një nivel i ri pafytyrësie karshi publikut shqiptar, se palo burra që hedhin gurin e fshehin dorën ka parë plot kjo tokë, po soj burri që të ngrejë dorën sikur ka hedhur gurin, duke u hakërryer si të kishte vrarë shtatë zogj me atë gur që s’paska ekzistuar fare, nuk na kishin zënë akoma sytë!

S’duhet të jetë burrë se s’ka mundësi, është thjesht çingije që ngre dorën duke kërcyer prehër më prehër sikur ka gur për të hedhur. Po s’ka shans që kjo gënjeshtër me fustan të shkurtër të mbetet pa dalë cullak faqe shqiptarëve, siç po dalin shpejt e shpejt cullak faqe italianëve edhe gënjeshtrat që ky soj shqiposh pa atdhe ia dha autorëve të atij emisionit skandaloz, për të kthyer në Itali kohën e vdekur kur Shqipëria ishte vend i zi dhe shqiptarët ishin delet e zeza të Europës!

Ta harrojë kush e tenton, ajo kohë nuk kthehet më se Shqipërisë dhe shqiptarëve s’u drejtohet dot më askush si të ishin jetimë pa identitet e pa gojë”, shkruan Rama

Continue Reading
Advertisement

TRENDING