Connect with us

Politike

Edi Paloka: Nëse shqiptarët nuk do të reagojnë sot, do ndërmarrim akte më të forta

Protesta e 20 shkurtit do të jetë për grupimin e Rithemelimit edhe një mënyrë për të parë se ku ndodhen me mbështetjen e qytetarëve.

Këtë e pohoi deputeti demokrat Edi Paloka, në “Debat” nga Alba Alishani mbrëmjen e së hënës.

“Nesër do të shohim realisht nëse do të kemi mbështetjen aq sa presim të shqiptarëve, do të kemi një mënyrë reflektimi dhe veprimi.

Nuk po them shifra, por duhet që shqiptarët ta tregojnë nesër që ne, shumica e shqiptarëve jemi kundër këtij regjimi. Prania e tregon këtë. Pak a shumë të dimë ku jemi, pas kaq vitesh që opozita ishte e përçarë, pas emigrimit masiv të shqiptarëve,” u shpreh Paloka në studion e “Debat”.

Dhe, nëse reagimi i qytetarëve shqiptarë nuk do të jetë i konsiderueshëm, “Rithemelimi” do të duhet të ndërmarrë, siç u shpreh deputeti Paloka, akte më të forta.

“Ose nëse do të jetë mbështetja e duhur do të gjejmë formën e përshtatshme për ta kanalizuar,” shtoi ai.

Edi Paloka u shpreh po ashtu tejet i bindur se në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, Edi Rama nuk do të dalë fitues.

“Nuk fiton Rama në 2025. Do vinë ata që do të kenë pëlqimin e qytetarëve. Kur te jenë të lirë, të votojnë kë të duan. Rama nuk do të jetë në pushtet pas 2025, këtë e them me siguri.”

Kujtojmë se opozita do të mbajë të martën në orën 17.30 opozita organizon protestën para kryeministrisë me moton “O sot, o kurrë”.

Flamur Noka dhe Gazmend Bardhi kanë dalë së bashku në bazë pas bashkimit të grupit parlamentar. Kjo do të jetë e para protestë pa praninë fizike të Sali Berishën, i cili do t’i drejtohet protestuesve me një mesazh nga banesa e tij.

Politike

“30 raste të fyerjes ndaj gazetarëve”/ Açka letër të hapur Ramës: Gazetarët shantazhohen

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mjetet e Informimit Publik, Flutura Açka, i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me një letër të hapur.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se vetëm gjatë periudhës 2023-2024, ka pasur 30 raste të gazetarëve të cilët janë fyer.

Ajo shton se gazetarët shqiptar nuk kanë nuk kanë status mbrojtës të veçantë, intimidohen shpesh për t’u nënshtruar përmes favoreve shtetërorë qendrorë dhe lokalë, shantazhohen shpesh nga pushteti dhe janë pjesa e shqiptarëve më e ekspozuar nga arroganca e pushtetit dhe e politikës.

Postimi i plotë:

 

 

Zoti Kryeministër,
Në vitet 2023-24 ka mbi tridhjetë raste që gazetarët shqiptarë janë fyer dhe linçuar, në disa prej të cilave ju jeni protagonist.
Në Ditën Ndërkombëtare të Medias, ju jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e fjalës dhe shtypit.
Gazetarët shqiptarë:
– nuk kanë status mbrojtës të veçantë që të jenë tërësisht të mbrojtur
– paguhen më së shumti nën dorë dhe një pjesë é tyre janë të pasiguruar
– diktohen nga shefat e tyre për vërtetësinë e lajmit dhe humbim vendin é punës nëse nuk binden
– u jepen kaseta të gatshme nga politika dhe u diktohet linja politike nga konjukturat politike
– nuk kanë asnjë siguri për vendet e punës prej mungesën së kontratave
– shantazhohen shpesh nga pushteti me të gjitja format é mundshme përmes drejtuesve dhe familjarëve
– intimidohen shpesh për t’u nënshtruar përmes favoreve shtetërorë qendrorë dhe lolalë
– janë pjesa e shqiptarëve më e ekspozuar nga arroganca e pushtetit dhe e politikës.
Si drejtuese Komisionit Parlamentar për Mjetet e Informimit Publik dhe si njeri i zejes së fjalës shpreh mbështetjen time të plotë ndaj gazetarëve shqiptarë, të drejtave dhe rolit të tyre të shenjtë në mbrojtje të fjalës së lirë.

Continue Reading

Politike

Surpriza nga avokati: S’ka hetim ndaj Metës! Dumanin e shau se…

Anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, Genc Gjokutaj, në një live Skype, ka akuzuar SPAK se po sulmon opozitës “24 orë, në kundërshtim me ligjin”.

I pyetur nga Drejtori i përgjithshëm i informacionit Robert Rakipllari, se përse Ilir Meta zgjodhi të shpërthente ndaj SPAK në këto momente, duke cituar disa nga deklaratat që vetë ai ka bërë publikisht, Gjokutaj tha se ai para se të jetë politikan, është shtetas dhe familjar. Më tej ai shtoi se ndaj Metës nuk ka proces hetimor.

Rakipllari: Pse shpërtheu Meta tani? Ai ka thënë vetë ‘Dumdumani’ po më heton, ka marrë peng vjehrrën time, laraska etj etj, këto janë fakte…

Gjokutaj: Mos harroni që Meta është shtetas, familjarë dhe pastaj politikan, politikan në opozitë. Kjo opozitë është në këtë gjendje sot për shkak jo të garës së humbur, por investimit të SPAK 24 orë kundër opozitës, në shkelje të ligji. Ndaj Metës nuk ka proces! Arrestimi i Berishës është ogur i zi për gjithë opozitës, këmba alarmi për një drejtësi të kapur me regji siç është SPAK.

 

Continue Reading

Politike

Përse u zhgënjye nga Lulzim Basha? Gazment Bardhi: U largova prej tij kur kuptova që…

Gazment Bardhi ishte krahu i djathtë i Lulzim Bashës kur ky i fundit drejtonte Partinë Demokratike. Ai qëndroi në krah të tij edhe kur nisi përçarja e madhe mes demokratëve.

Por më pas u largua nga Basha dhe sot nuk komunikojnë me njëri-tjetrin, teksa Bardhi është bashkuar me grupimin Berisha dhe drejton grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin Opinion Gazment Bardhi ka treguar përse ndodhi çarja mes tij dhe Lulzim Bashës.

Continue Reading

Politike

Blushi kërcënon Ballën e Veliajn: Do përfundoni më keq se deputetë në Ukrainë, në kosh të plehrave

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi është shprehur se protestat para bashkisë do të vijojnë derisa të largohet Erion Veliaj, ndërsa bëri thirrje ministrit të Brendshëm dhe Erion Veliajt që të mos i provokojnë qytetarët.

“Nuk do të tërhiqemi deri ditën kur të largohet Erion Veliaj si përgjegjësi kryesor për ndotjen nivelit të ajrit mbi 20 herë mbi normat e lejuara nga Organizata e Botërore Shëndetësisë që vit pas viti shkakton viktima në Tiranë. Dhe sot edhe fëmijët e porsalindur janë alergjikë pikërisht për një fajtor që quhet Erion Veliaj.

Nuk do të tërhiqemi nga protestat për sa kohë të mos ketë ndëshkim për rrëmbimin e pronave të ligjshme të qytetarëve dhe për shembjen e pronave të ligjshme të qytetarëve nga Shkoza në Unazë të Re deri në Laprakë. Nuk tërhiqet Opozita e kam deklaruar edhe në protestë dhe gjithë Opozita e ka deklaruar.

I bëjmë thirrje Taulant Bekojarisit dhe Erion Veliajt të mos provokojnë qytetarët, sepse do të përfundojnë më keq se ata deputetët që keni parë ju në Ukrainë, në kosh të plehrave jo në mënyrë figurative, por në kosh të plehrave fizikisht” tha Blushi  në konferencë për median.

 

Continue Reading

Politike

Vizita ‘private’ e Ramës në Greqi, Mitsotakis i shqetësuar se mund të ndikojë te vota e shqiptarëve

Vizita e Kryeministrit Rama për të takuar shqiptarët që jetojnë në Greqi me 12 Maj duket se ka shqetësuar jo pak Athinën zyrtare. Shkak, sipas mediave greke, lidhet me frikës se Rama mund të ndikojë në orientimin e votës së emigrantëve për zgjedhjet e deputetëve helen për Parlamentin Europian.

Sipas gazetës “Kathimerini”, autoritetet greke i kanë kërkuar bashkëpunëtorëve të shefit të qeverisë shqiptarë që të shtyjë takimin me emigrantët pas 9 qershorit, datë e cila përkon me ditën e zgjedhjeve për eurodeputetët. Gjithashtu në shkrim thuhet se bashkia ja ka revokuar lejen e mitingut organizatorëve, e cila është parashikuar të mbahet pranë stadiumit Galatsi.

Pavarësisht këtij pretendim A2 CNN ka mësuar se vendtakimi i Ramës me shqiptarët që jetojnë në Greqi është caktuar në një ambient privat dhe jo një hapësirë publike. Kathimerini, thotë se ju referohet burimeve diplomatike shqiptarë dhe greke, sipas të cilave, më këtë vizitë kryeministri Rama mund të orientojë votën e shqiptarëve si një kundërpërgjigje për kandidimin për zgjedhjet europiane të Fredi Belerit për llogari të partisë së shefit të qeverisë greke Kiriakos Mitostakis.

Megjithatë, thotë gazeta greke, një ngjarje e tillë, edhe nëse Rama i shmang referimet përzgjedhjet europiane, në çdo rast do të përbënte përfshirje indirekte në proces. Kreministria nuk ka një reagim për këtë çështje edhe pse A2 CNN u interesua pranë ekzekutivit shqiptar nëse ka marrë zyrtarisht një kërkesë nga Greqia për shtyrje apo nëse ka një plan që takimi i 12 majit të zhvendoset pas përfundimit të zgjedhjeve europiane.

Por gjatë ditës së enjte në aktivitetin në Bashkinë e Tiranës, për nder të Ali Ahmetit, Edi Rama duke thumbuar rolin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, nënvizoi se vetë ai nuk ka asnjë qëllim të ndikojë në vendimmarrjen e zgjedhësve të atij vendi, qoftë edhe të shqiptarëve.

Por pyetja që mbetet është nëse lidhet ky mesazh i Edi Ramës vetëm përzgjedhjet kur janë të përfshirë politikanë shqiptarë apo i drejtohet edhe fqinjit tonë jugor.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING